E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mëdyshjet e Pacollit

Behgjet Pacolli thotë se ende nuk ka arritur marrëveshje me Hashim Thaçin për ridizajnimin e Qeverisë. Thotë se prioritet i tij është lobimi. Në një prononcim për Express, kreu i AKR’së pohon se ende nuk e di nëse do të kandidojë për President të Kosovës.

Kreu i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli ka mohuar që partnerët e koalicionit kanë arritur një mirëkuptim rreth marrëveshjes për ndarjen e pushteteve.

Në një prononcim për gazetën Express, të martën, Zëvendëskryeministri i Parë ka thënë se preokupim i tij kryesor aktualisht është procesi i lobimit për shtimin e numrit të njohjeve për Shtetin e Kosovës.

“Nuk e di se për çfarë marrëveshjeje bëhet fjalë. Ka një muaj që jam në udhëtim, në rrugën e lobimit dhe nuk kam pasur asnjë takim me zotin Thaçi”, tha Pacolli për Express.

“T’ju them të drejtën, jam shumë më i përkushtuar në lobim dhe as që jam marrë me punën e marrëveshjes”, ka shtuar Pacolli.

Shkrimin e plotë mund ta lexoni në Express...

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›