Belgjikë, gjendet një grua e varur në shtëpinë e vrasësit

Policia belge ka gjetur trupin e një gruaje në shtëpinë e njeriut i cili shkaktoi tragjedinë e një dite më parë në qytetin e Liezh, ku shkaktoi vrasjen e 4 personave dhe më pas kreu edhe vetëvrasje. Trupi është gjetur në nje depo në shtëpinë e Nordine Amranit, informoi një nga zyrtarët e prokurorisë. Amrani e ndërmori sulmin me armë zjarri dhe granata në një zonë të populluar tregetare në Liege të martën, duke shkaktuar panik në radhët e blerësve , kailmtarëve por edhe të pronarëve dhe shitëseve të dyqaneve. Nga ngjarja jannë plagosur rreth 127 persona të tjerë, disa prej të cilëve në gjendje kritike për jetën. Media belge raporton se trupi i gruas i gjetur në pronën e vrasësit, I përket një 45 vjecareje , e cila punonte si shërbyese tek fqinjët e Amranit. " Trupi u gjet në një depo, të cilin duket se ai e përdorte për të kultivuar cannabis," ka thënë prokurori i përgjithshëm, Cedric Visart de Bocarme, për radion publike belge. Autoritetet po përpiqen të përcaktojnë edhe motive që e çuan Amranin në provokimin e tragjedisë. Policia thotë se ai ishte i njohur për ta, për armëmbajtje pa leje, përdorim të lëndëve narkotike, dhe se ka vepruar i vetëm në këtë ngjarje. Ndërsa kryeministri belg, Elio Di Rupo tha se ky “është një rast i izoluar”. Një vajzë 17- vjeçare u bë viktima e katërt gjatë pasdites të së martës, pasi humbi jetën në spital pavarësisht ndihmës së mjekëve.