E Diel, 1 Nëntor 2026

A po vritet fantazia e femijeve

Speciale/ Nje bote elektronike e populluar nga video lojera kafshe e kukulla te robotizuara po akuzohet se sot po vret fantazine e femijes

Ufa mami u merzita nuk di me me cfare te loz Me nostalgji i kthehesh nje kohe tjeter ku sfidoje te ftohtin shiun per te luajtur jashte shtepise me shoket. Ne femijet e dikurshem popullonim sheshet para pallateve kopshte shtepish private sheshpushimet e shkalleve rruget. Mjaftonte shume pak per te krijuar lojen e argetimin e nje pasdite te tere nje top nje litar nje shkumes. Lagjet zhurmonin nga zerat tane e vec kur binte nata thirrja e nenes na ndante nga ky argetim.

Game Boy prej disa minutash perserit pa reshtur Game Over Try again. Play station ne ekranin e televizorit shpall kampionin e Formula 1 e fton te provosh garen tjeter ne nje nivel me te veshtire. Kompjuteri shperndan zerin e nje motori qe transformohet shpejtesisht ne nje mije forma e kujton se je ne lufte me banoret e nje planeti te larget e se fati i tokes eshte ne duart e tua. PSP Play Station Portabile eshte ne pritje te nje OK per fillimin e lojes se futbollit ne FIFA 2012. Vec fjalet Ufa mami u merzita nuk di me me cfare te loz te bindin se nuk je duke pare nje film ne 3D por realitetin argetues te femijes tend.

Ne nje dhome tjeter ku ngjyra roze flet se kjo mbreteri ka per zot nje princeshe te vogel PSP-ja Play Station Portabile te qorton se ke harruar pa shetitur qenushin virtual. Play Station shfaq mbi ekran se pas pak nis gara muzikore per cmimin e madh Kengetarja soliste me e mire e vitit. Mbi kompjuter nje boutique i famshem ka hapur dyert per nje grup mikeshash ne kerkim te lukut me trendy. Kalojne pak minuta e ne kete dhome degjohet e njejta thirrje Ufa mami u merzita nuk di me me cfare te loz.

Hedh syte perreth nje bote elektronike e populluar nga video lojera kafshe e kukulla te robotizuara kane pushtuar cdokend te dhomes. Nje bote elektronike qe akuzohet se sot po vret fantazine e femijes. Me ore mbyllur ne dhomen superelektronike ku zerat e miqve-makina zhurmojne duke perseritur Try againTry again.

Femija eshte nje njeri i vogel e ne femijet e dikurshem duhet te shohim tek aksionet spontane te tij aktet e marredheniet e se ardhmes. Loja eshte per femijen nje akitivitet serioz aq sa eshte puna per te rriturin. Loja eshte nje nga aktivitet kryesore te formimit psikofizik te individit eshte momenti i tij i mesimit i socializimit i edukimit e formimit. Loja stimulon krijimin fantazine reflektimin kuriozitetin pafajshemrine ambicien respektin e rregullave. Loja fuqizon aftesite fizike e mendore eshte nje aktivitet serioz per femijen nje stervitje e vertete jete qe ai kryen pavetedije per tju afruar pak nga pak e pershtatur shoqerise se te rriturve.

Ufa mami u merzita nuk di me me cfare te loz personalisht nuk mbaj mend ta kem thene dhe kur cdo Vit te Ri qendra e punes se prinderve me dhuronte prej shume vitesh te njejtin arush plastik me sy te trembur qe leviznin poshte e larte sa here qe e tundje me duar. Ne fund te fundit luaja aq shume cdo pasdite ne sheshin para pallatit sa arushet plastike ishin kater te tille cuditerisht ne te njejtin ngjyre qene kthyer ne nje objekte zbukurimi.

Me nostalgji i kthehesh nje kohe tjeter ku sfidoje te ftohtin shiun per te luajtur jashte shtepise me shoket. Femije qe popullonin sheshet para pallateve kopshte shtepish private sheshpushimet e shkalleve rruget. Mjaftonte shume pak per te krijuar lojen e argetimin e nje pasdite te tere nje top nje litar nje shkumes. Lagjet zhurmonin nga zerat tane e vec kur binte nata thirrja e nenes na ndante nga ky argetim.

Ufa mami dhe pak te lutem loja e fundit dhe erdha- ky ishte refreni i pernatshem qe perdornim te gjithe. E loja zgjaste e zgjaste derisa sa mbeteshim gjithnje e me pak ne numer pa harruar vazhdimin e saj te nesermen pasdite.

Ufa mami u merzita nuk di me me cfare te loz - ky eshte refreni i pernatshem nga dhoma superlektronike e femijeve te sotem. Me nostalgji kujton lojerat e dikurshem te gjitha ne ajer te paster ishin nje kohe e lire e kendshme e thjeshte e shendetshme. Dikur shtepite ishin kaq te vogla e jo komode per te luajtur kurse hapesirat e jashtme ishin kaq te lira e te mjaftueshme. sheshet shnderroheshin ne nje laborator te vertete loje. Loja ishte nje moment i rendesishem per te qendruar te gjithe se bashku femija ishte ne qender te saj e ky aktivitet me tipologji kolektivo-krijues kishte vlerat te rendesishme sociale. Femija i dikurshem ishte me autonom ne lojen e tij nuk kish nevoje per te rriturin si guide ne kete aktivitet. Per femijet e sotem eshte gjithmone dikush qe i drejton drejt nje loje ne mos i rrituri eshte kompjuteri qe ja meson kete. Impostohen forma argetuese artificiale shpesh pa sinjale edukative femije qe fizikisht jane se bashku pa mundur te krijojne raporte interpersonale vec mure izolimi e vetmi.

Femija i sotem eshte nje njeri i vogel qe shpejt behet i madh aktiviteti i tij me serioz per momentin eshte loja pa harruar se neser do jete puna.

Ufa mami dhe pak te lutem loja e fundit dhe erdha me nostalgji vijne ne mend lojerat e dikurshme ishin kaq shume e te ngjashme nga nje qytet ne tjetrin nga nje lagje ne tjetren. Ne femijet e djeshem te rriturin e sotem si luanim

Kush e e ka harruar hapa-dollapa Te hap Te hap Te hap Me syte mbyllur pas murit numeronim deri ne 100 duke i dhene kohe shokeve te fshiheshin. Pasi mbaroje numerimin ktheheshe e gjeje sheshin e lojes te boshatisur e vec qetesi. Kerkoje me sy miqte duke spostuar vec pa hapa nga frika se dikush dilte nga vendi i fshehur e shpetonte. Pak nga pak i zbuloje nje nga nje te gjithe dikush pas pallatit nje tjeter pas kurrizit te xhajes qe po pushonte te stoli nje tjeter ne sheshpushimin e shtepise se tij apo pas trungut te trashe te nje peme. Argetimi smerrte fund kurre e ti nuk harroje te thoshe Ufa mami dhe pak te lutem loja e fundit dhe erdha.

Po loja me Peta

Mjaftonte nje shkumes e nje gure petashuq per tu harruar nje pasdite te tere ne oborrin e shkolles. Aty asfalti qe i shtruar mire e kuadratet me numra te pikturuar ne toke me shkumesin e bardhe mund te rrinin pa u fshire dhe nje jave. 4 kuadrate 6 kuadrate 8 kuadrate keshtjelle ore e me nje pete qe levizte ne goditjet e kembes duhej te mos gaboje. Shpesh kjo loje shoqerohej me fjale here me numra e here me fjale duhej te therrisje E hene E marte E merkure E enjte E premte E shtune E diel apo Nje-Dy-Tre-Kater-Pese-Gjashte-Shtate-Tete-Keshtjelle e Madhe. Keshtjelle e vogel. Nuk lodheshim kurre nuk merziteshim kurre aty deri sa te binte mbremja duke thirrur Ufa mami dhe pak te lutem loja e fundit dhe erdha.

Topa djegesi

Kjo qe loja ideale per te luajtur se bashku djem e vajza. Te ndare ne dy skuadra vraponim sa nga nje ane ne tjetren per ti shpetuar topit djeges. Ishte perhere dikush me i forte qe ky top se kapte dot. Here-here nga ballkonet e pallatit ne brinje dikush therriste. Largohuni qe andej mjaft bete zhurme Kokulur pa kthyer pergjigje gjenim nje shesh tjeter per ta ja nisur perseri lojes deri sa me ze te ngjirur pergjigjeshim Ufa mami dhe pak te lutem loja e fundit dhe erdha.

Loja me Pinca

E kush e harron Nje cope druri mbante te ngulur ne nje ane majen e nje gozhde. Paradite te tera vere te kaluara ne barin pas pallatit duke ngulur pincen ne toke. Here me nje dore here me tjetren here me te dyja ne cdo pozicion te mundur te dores duhet te kishe aftesine qe pinca te ngulej ne toke. Ishte perhere mikja qe kishte pincen me te mire e sado qe mundoheshe nuk e mundje dot. Ia kishte bere babai ne fabrike e ti shpresoje se mos i b en nje te dyte e kete qe ka ta dhuron ty. Here pinca binte keq e te shponte duart po nuk merziteshe perkundrazi therrisje.Ufa mami dhe pak te lutem loja e fundit dhe erdha.

Karrocat me kushineta

Ne memorie rrine djemte e lagjes ulur ne shkallet e katit e pare te pallatit duke ndertuar karrocat me kushineta. Nje cope derrase me dy kushineta me kater madje dhe me gjashte e ata qe perpiqeshin te mbanin ekuilibrin ulur o ne kembe mbi karroce. Ishte aq kendshem ti shikoje shpesh kaq te shpejte sa pershkruanin rrugen kryesore te lagjes sa hap e mbyll syte. Duart fytyren i kishin te nxira nga vaji i zi i kushinetave e zerit te nenes qe i kujtonte se sa pis qe bere me gjysme zeri u pergjigjeshin.Ufa mami dhe pak te lutem loja e fundit dhe erdha.

Loja me litar

Kush ka litar - degjohej cdo pasdite te pyeste dikush ne sheshin e lojes. Zgjidhej perhere litari me i mire me i gjate midis atij grumbulli telash elektrike shumengjyresh qe ne femijet e dikurshem e perdornim per te lozur. Here-here kishte ndonje nyje qe po te prekte kembet te copetonte keq. Me nga dy pa lene litar Nje Dy Tre - e te gjithe me radhe kercenim sipas numerimit mbi litarin e tundur nga dy shoqet tona. Kush kishte me pak gabime fitonte. Loja mbaronte e niste perseri. Kembet nuk mbanin me po prape nuk harroje te thosheUfa mami dhe pak te lutem loja e fundit dhe erdha.

Lojerat e mesiperme apo te tjera si Loja me xingtha Loje Botash loje Kuman Loje me kopaca me Hislla e sa pa mbarim qene shumica te trasheguara nga lojerat popullore tradicionale nga femijet e dy mijeve me pare. Femijet Greke Romake te Mesjetes e deri ne epoken e shoqerise Industriale kur lindi prodhimi i tyre i fabrikuar.

Lodrat nuk kane lindur aspak me shoqerine moderne e deshmite antike e vertetojne kete gje plotesisht. Asnje shoqeri civile nuk ka mohuar praktikat argetuese te te femijve dokumentacioni letrar e mbetjet arkeologjike e referojne kete fakt. I perket shekullit IV p.e.s loja e birilave qe ende sot vazhdon te mbetet nje prej me klasikeve rezistuese te suksesshme ndaj modernizmit teknologjise e super publicitetit te modeleve te fundit te lodrave. Kukulla e pare shfaqet ne Egjipt me vitin 2000 p.e.s. e ndertuar me dru me fildish apo dhe me balte e prezantuesja kryesore e argetimit femijeror te grave ne antikitet.

Ne popujt antik ashtu si dhe sot dhurimi i lojerave qe lidhur me nje rast te vecante me nje feste fetare me nje lindje me fitimin e nje gare sportive apo me daljen e suksesshme nga nje periudhe e keqe semundjeje. Vemendja ndaj lodrave dhe dikur ashtu si aktualisht ishte motivuar dhe nga instrumente sociale si ne percaktimin e roleve mashkull e femer ashtu dhe ne krijimin e lojerave per nje argetim te perbashket. Me vitin 1400 lindin ne Gjermani fabrikat e para te prodhimit te kukullave e vetem nje shekull me vone ne Holande u aplikua fabrikimi ne dru i tyre. Ne kete epoke afirmohet dhe kuptimi i vleres edukative didaktike e instruktive te lojrave per femije per rolin e tyre ne formimin e koshiences e identitetit.

Shoqeria e viteve te lsquo600 lsquo700 karakterizohet nga mendimi filozofik i shkrimtareve i mjeshterve filozofe te epokes si Montaigne qe shprehej Eumlshte e nevojshme ti gjykojme lodrat e femijve si aksionet e tyre me serioze Locke Cdo gje qe femijet bejne ne kete faze te hershme te jetes se tyre le gjurme nga e cila del e mira o e keqja Rouseau Loja eshte nje burim gezimi stimuli me i mire per aktivitetin e femijeve.

Me vitin 1701 lind ne Angli primitivizmi mekanik i kukulles mekanike e afte te rrotulloj syte e te leshoj tingull. Ky qe hapi i pare i nje seri novacionesh qe nga kukulla qe ecen qe qan e deri ne transformimet pa limit te teknologjie se saj.

Me vitin 1800 perhapet percaktimi pedagogjik i mendimit filozofik te gjermanit Frobel sipas te cilit loja eshte aktiviteti i vertete natyral i femijes e vlera e saj edukative eshte e pazevendesueshme. Lojerat e femijeve ndash thote ai nuk duhen pare si vogelsira por i duhet dhene rendesia e kuptimi i duhur. Ato jane embrioni i jetes se ardhshme pasi njeriu zhvillohet e ripasqyrohet ne to qe nga shfaqjet me te vogla e deri ne shpirtin me te thelle. Nga to varen marredheniet e ardhshme te femijes konform me dispozitat e vecanta e natyrore te tij me nenen baben motren vellain ne pergjithesi me familjen me shoqerine civile me natyren e Zotin.

lsquo800 shenon dhe bum-in e industrise se lodrave rritjen e prodhimit e shitjes se tyre ne cdo ane te botes. Gjermani Franca e Anglia jane paraprijeset e nje prodhimi te ri industrial qe parashikon ndarjen e lojerave ne baze te moshes seksit e gjendjes sociale te femijeve. Me vitin 1793 tregtari i lodrave Bestelmeier te Nurembergut kishte ne dispozicion nje katalog me 12 000 modele lodrash qe nga kukullat e ushtaret e vegjel deri tek kafshet e te gjitha formave. Ne nje fabrike gjermane midis 1754 e 1884 u prodhuan nje miliarde kukulla porcelani ndersa brenda viti 1893 ne Sonneberg u fabrikuan 2 milione koke kukullash.

Eumlshte nje revolucion i vertete i ketij sektori qe percaktohet jo vetem nga format e teknologjia por dhe nga materialet e perdoruar per prodhimin e tyre. Rezultatet e kesaj pune shihen sot ne shoqerine aktuale me nje industri lodrash qe eksperimenton e merr modele nga eksperiencat e jetes se perditshme e qe influencon jo pak ne ekonomine e vendeve prodhuese.

Pedagogjia moderne e lojerave

Pedagogjia moderne e lojerave flet qarte historia e njeriut jetuar me ane te konceptimit te lojes qe ne moshen femijerore ku ndryshojne mite e heronj por mbetet deshira per te njohur e eksploruar.

Teorite pedagogjike te John Dewey 1859 - 1952 Sergej Hessen 1887 - 1950 e Jean Piaget 1896 afirmojne ne menyre te padiskutueshme rolin thelbesor te lojes ne rrugen e formimit e mbarevajtjes se pergjithshme te femijes. Lodra e lojerat ne pergjithesi konsiderohen instrumenti baze e pjese integruese e ketij procesi. Fale ideve rinovuese te Dewey e Maria Montessori 1870 - 1952 lind me vitin 1899 ne Brooklyn i pari Children Museum Muzeu i femijeve i ndjekur me pas nga hapja e Children Museum ne Boston. Ky eksperiment revolucionar u diktua nga vetedija se metodologjia e mbarevajtjes se minoreve eshte mjaft e lidhur me lodrat e tyre me ane te te cilave behet me e lehte pjesemarrja e tyre aktive si ne mesimin e shkrim-leximit ashtu dhe ne aktivitete te tjera me impenjative. Femija meson duke luajtur dhe eksperimenton disa realitete qe perfaqesojne nje stimul te vazhdueshem te imagjinates e krijimtarise se tyre. Vitet 70 te lsquo900 shenuan nje zhvillim te jashtezakonshem te iniciativave muzeale ndaj femijeve ne te gjithe Evropen e boten. Ne SHBA ekzistojne sot 300 muze per femije te finalizuar ne tre aktivitet mbarevajtjeje te mesosh duke kryer te mesosh duke eksploruar te mesosh duke prekur. Pedagogjia moderne ka njohur sot interesin progresiv te lojes e lodrave me nje seri iniciativash ekspozitash e panairesh mjaft aktive ne bote ku femije njihen me historine shumevjecare te cdo loje me traditat kulturore te epokave qe u perkasin ndersa e te rritur apasionohen duke shenuar nje rritje te numri te apasionuarve e koleksionisteve te lojerave te dikurshme.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›