E Diel, 1 Nëntor 2026

Si pergjohej telefoni dhe zyra e Kryeministrit Mehmet Shehu Nga Alba Kepi Madhesia e germave

Per here te pare ngjarja e pabesueshme e deklaruar nga njerezit me te afert te zyres se kryeministrit te hekurt. fare ndodhte me telefonin e tij shume kohe para se ti plaste skandali i fejeses se bujshme te te birit dhe porosite qe i dha Kadri Hazbiut per tu ruajtur nga survejimet terrorizuese

Sekretari i tij i afert deklaron se ai kishte zbuluar se i kontrollohej edhe kasaforta e tij sekrete

Karriera e Zija Beqirit

Zija Beqiri ka lindur ne tetor te vitit 1929.

Ne korrik-gusht te vitit 1951 ai ka qene nepunes ne Komitetin Qendror te Rinise.

Ne vitet 1951-1955 ka kryer studimet prane Fakultetit Juridik te Universitetit te Moskes ne ish-Bashkimin Sovjetik.

Ne vitet 1955-1956 ai emerohet gjyqtar i Gjykates se Qarkut Tirane dhe nderkohe kryen dhe detyren e inspektorit ne Ministrine e Drejtesise.

1956-1958 Zija Beqiri kreu detyren shef seksioni ne Shkollen e Larte te Partise.

1968-1962 kreu detyren e inspektorit dhe te anetarit te deges se kodifikimit te Ministrise se Drejtesise.

1962-1975 behet shef i Sektorit te Pergjithshem ne kryeministri dhe redaktor i protokolleve te qeverise dhe te Kryesise se Keshillit te Ministrave.

1975-1989 behet drejtor i Drejtorise se Pergjithshme dhe shef i Sektorit te Pergjithshem ne Ministrine e Mbrojtjes Popullore.

Ne dhjetor te vitit 1989 ai del ne pension.

Mehmet Shehu kishte nuhatur sulmin qe Enver Hoxha kishte filluar ndaj tij shume me heret se te ndodhte legjenda e bujshme e lidhjes se krushqise se dyshimte pas se ciles ai do te humbiste jeten. Prej muajsh te tere ai nuk mbante asnje dokument sekret jo vetem ne kasaforten e zyres por as te sekretari personal i tij pasi kishte vertetuar se ishte vene nen nje vezhgim te rrepte nga Enver Hoxha. Kete deshmi teper te cuditshme dhe te rralle e sjell per lexuesin e gazetes standard njeri prej njerezve me te besuar dhe me prane kryeministrit te hekurt pikerisht shefi i sektorit te pergjithshem te Keshillit te atehershem te Ministrave dhe redaktori i protokolleve qeveritare Zija Beqiri.

Mesohet se Zija Beqiri gjate kryerjes se detyres se tij funksionale ka qene deshmitar dhe i shume ngjarjeve te paimagjinueshme per logjiken e kujtdo ne ato vite.

Ashtu sic ai deshmon se Mehmet Shehu kishte kuptuar se kasaforta e tij teper sekrete hapej nga lsquonjerez ndash hije Zoti Beqiri ben edhe deshmine Bombe kur thote se Mehmet Shehu deri diten qe u vra ka qene nen nje pergjim te jashtezakonshem telefonik aq sa kjo gje i kishte shkaktuar ankth te paperballueshem. Por pikerisht per nje fenomen te tille Mehmet Shehu mesohet te kete vene ne dijeni edhe vete ministrin e Mbrojtjes dhe njeriun historik te Sigurimit te Shtetit Kadri Hazbiun.

Keto dhe te tjera deshmi lexuesi i standardit do ti ndjeke ne vijim te intervistes se vete Zija Beqirit.

Por gjate rrefimit te Zija Beqirit lexuesit e standardit do te njihen edhe me ngjarjet me te cuditshme qe kane shoqeruar jeten e kryeministrit i cili ne popull kishte krijuar imazhin e njeriut te pathyeshem dhe te paprekur.

Zoti Beqiri kur ju ka ngarkuar Mehmet Shehu me detyren e vecante

Takimi me Mehmet Shehun i bere ne vitin 1962 kur do te me ngarkonte me detyren e larte ishte takimi im i dyte me te. Sigurisht ai takim nuk ishte i njejte me takimin e pare te vitit 1944 kur une isha vecse nje partizan i vogel e i brishte por tashme isha nje i ri i rritur me arsim te larte juridik te mbaruar ne Bashkimin Sovjetik dhe me pervoje pune si gjyqtar i Gjykates se Qarkut shef Seksioni ne Shkollen e Larte te Partise dhe inspektor i ministrit te Drejtesise. Ne kete takim ai me njoftoi emerimin tim fillimisht si redaktor i protokolleve te qeverise te kryesise se Keshillit te Ministrave dhe te fjalimeve te tij. Ai me shpjegoi me detaje per menyren e kryerjes se detyres sime duke me dhene porosi te vecanta per cdo element.

Mund te dime specifikat e porosive qe ju dha Mehmet Shehu ne ato momente kur ju ngarkonte jo vetem me detyren me specifike por edhe me te besuaren e tij

Konkretisht qe kur me komunikoi emerimin me porositi

Do te marresh pjese ne te gjitha mbledhjet e Keshillit te Ministrave dhe te kryesise se tij. Mbi bazen e diskutimeve qe do te behen me shkrim apo me goje nga anetaret e qeverise apo te kryesise qe do te mbahen e do te zbardhen nga stenografi dhe te shenimeve qe do te mbash edhe ti vete do te perpilohet perfundimisht procesverbali i mbledhjes. Pasi te shihet perfundimisht nga ana ime do te arkivohet ne sekretari apo ne arkiv sipas rregullave te caktuara.

Ne redaktimin e materialeve qe shqyrtohen ne qeveri apo ne kryesi te kesh parasysh qe te mos behet asnje ndryshim shtese apo zbukurim te atyre qe jane thene nga diskutuesit. Keto procesverbale qe perpilohen se bashku me diskutimet qe do ti bashkengjiten atij do te sherbejne per studiuesit si baze per hartimin e historikut te Keshillit te Ministrave per punen aftesite dhe nivelin e njerit apo tjetrit minister apo te ftuari me cilesine e specialistit apo te konsulentit. Ndryshe do te beheshin vleresime te padrejta te njerit apo te tjetrit.

Verejtjet kritikat sugjerimet dhe propozimet qe do te behen te pasqyrohen pa as me te voglin ndryshim. Ato tu jepen perkatesisht ministrave apo zevendeskryeministrave sipas linjes qe mbulojne pavaresisht nga shenimet qe kane mbajtur ata vete.

Ne qeveri dhe ne kryesi diskutohen e trajtohen edhe materiale e probleme sekrete e teper sekrete prandaj nje nga detyrat kryesore qe duhet te kesh parasysh te jesh goje kycur ose kasaforte e mbyllur per kedo.

Materialet qe do te vijne nga ministrite per shqyrtim ne qeveri apo ne kryesi do te daktilografohen dhe shumefishohen ne sekretari. Me pas ato tu shperndahen anetareve te qeverise sipas problemit dhe personave qe do te thirren per te marre pjese ne cilesine e specialistit apo te konsulentit. Ne perfundim te mbledhjes te grumbullohen dhe pasi te evidentohen te arkivohen se bashku me procesverbalin e hartuar perfundimisht per problemet e shqyrtuara.

Asnje vendim qeverie apo kryesie pervec siglave te zevendeskryeministrave te ministrit perkates dhe te Byrose Juridike qe ka marre pjese ne hartimin e tij perfundimtar nuk do te me paraqitet per firme pa patur firmen tuaj si shef i Sektorit te Pergjithshem.

Ne marredheniet me ministrat te jesh korrekt por edhe kerkues ndaj tyre qe materialet e parashikuara ne rendin e dites te qeverise apo te kryesise per shqyrtim te paraqiten me kohe. Kjo behet me qellim qe te shumefishohen dhe te shperndahen ne kohe tek anetaret e qeverise apo te kryesise per ti studiuar dhe per tu pergatitur per diskutim. Keto dhe nje sere porosish te tjera ishin edhe detyrat funksionale qe do te kryeja si redaktor dhe shef i Sektorit te Pergjithshem ne aparatin e Keshillit te Ministrave.

Cfare reagimi patet ju perballe ketij besimi

Pasi e degjova me vemendje mbaj mend qe u shpreha se nuk e ndieja veten te afte per nje detyre te tille pra te shikohej mundesia per te mos e konsideruar kandidaturen time ne keto funksione. Pas kesaj ai ne menyre te prere e kundershtoi mendimin tim dhe menjehere mori ne telefon sekretarin e pergjithshem shokun Spiro Rusha dhe e urdheroi qe neser ta njoftonte per fillimin e detyres sime ne aparatin e Keshillit te Ministrave. Para se te largohesha me beri pershtypje pyetja qe me beri rreth xha Selimit babain tim qe e kishte njohur gjate luftes afro 18 vjet me pare. Kur ta takosh jepi te falat e mia dhe i thuaj se Mehmet Shehu nuk e ka harruar porosine tende se shkjau nuk te behet kurre mik - me tha. Ky ishte takimi i dyte me Mehmet Shehun i cili percaktoi edhe detyren time te re per te punuar prane tij per afro 18 vjet me radhe deri sa nderroi jete.

Zoti Zija cfare keni konstatuar te figura e Mehmet Shehut gjate 18 vjeteve qe punuat prane tij

Mehmet Shehu megjithese vleresohej si nje nga figurat me te shquara te Partise dhe te shtetit tone si figura e dyte pas Enver Hoxhes ashtu si edhe shume bashkepunetore te tij nuk ishte lene pa u vene ne tabelen e qitjes. Per kete une jo vetem dyshova por u binda absolutisht kur ndodhi ngjarja e rende per ate kohe qe ishte dalja e Shqiperise nga Traktati i Varshaves. Ne nje rast une pata nje dialog jo te kendshem me te gjate te cilit Mehmet Shehu gati sa nuk me tha se ishte ne rrezik dhe survejohej. Megjithate qe te gjitha i la te kuptoheshin ne menyren me te qarte.

Pse ne cfare rrethanash Shqiperia u largua nga Traktati i Varshaves

Pas kalimit te nje dekade nga Lufta e Dyte Boterore Shqiperia se bashku me Bullgarine Cekosllovakine Hungarine Polonine Gjermanine Lindore Rumanine dhe Bashkimin Sovjetik ishte nje nga tete vendet qe nenshkruan ne Varshave Traktatin e miqesise bashkepunimit dhe ndihmes reciproke. Ky traktat per kohen e ekzistences se struktures politike dhe ushtarake te tij pati rolin e vet si perballe Aleances Atlantike ashtu edhe ne detyrat dhe angazhimet qe mori brenda shteteve pjesemarrese.

Por duke e pare ne kendveshtrimin e sotem duhet theksuar se ky rol eshte perdorur me shume si instrument nderhyres sa here qe qeverite pjesemarrese nuk kane qene te kolauduara me udheheqjen politike sovjetike. Kjo vertetohet me se miri me nderhyrjet ne Poloni Hungari dhe se fundi ne Cekosllovaki. Por kjo gje vertetohet edhe nga fakti qe pas Kongresit XXII te Partise Komuniste te Bashkimit Sovjetik qe u mbajt ne tetor te vitit 1961 nga tribuna e te cilit Nikita Hrushovi beri thirrje te hapur per permbysjen e udheheqjes politike shqiptare. Ne ate kohe Mao Ce Duni deklaronte se po te sulmohej Shqiperia per Kinen nuk kishte kufi. Ne kete menyre midis Shqiperise dhe pjesemarresve te Traktatit te Varshaves u krijua nje situate mjaft e ndere pasi Shqiperia vetem De Jure vazhdonte te ishte ne Traktatin e Varshaves ndersa De Fakto ishte jashte tij pasi udheheqja shqiptare nuk thirrej per te marre pjese ne mbledhjet e Traktatit. Megjithate as ajo vete nuk pranonte te shkonte.

Cveprime konkrete ndermerrte Kryeministri Shehu ne ato momente

Ne kete situate kritike e te veshtire e cila mund te shoqerohej edhe me pasoja te rrezikshme e te padeshirueshme per vendin tone me kerkesen e tij une ndodhem ne zyren e Mehmet Shehut. Ai ndryshe nga heret e tjera pa me ftuar as te ulem me zgjati nje zarf te dyllosur duke mu drejtua me sa me kujtohet me fjalet Ne kete zarf ke nje material teper sekret dhe te nje rendesie te vecante menjehere mendova se ishte nje nga ato materialet qe kishte te bente me kohe lufte sepse klasifikoheshin si te tilla qe ka te beje me deklarimin e daljes lsquode facto te vendit tone nga Traktati i Varshaves. Ai do te behet publik pas mbrojtjes nga ana ime ne mbledhjen e Kuvendit Popullor qe do te mbahet se shpejti. Per kete material kane dijeni vetem dy veta Enver Hoxha dhe une. I treti qe po merr dijeni tani je ti. Ne rast te daljes se sekretit ne cdo rruge forme apo kanal tjeter pergjegjesia bie mbi njerin nga ne te tre prandaj merre vleresoje dhe siguroje qe te mos ndodhe asgje e tille.

Si reaguat

Duke e ndjere veten teper te shqetesuar madje te tronditur i pergjigjem Nje material te tille nuk e marr ne dorezim edhe sikur ndaj meje te merret masa me e rende per moszbatim urdhri. Kete e bera per keto arsye

Se pari nese ndodh gje pergjegjesia sigurisht do te bjere mbi mua sepse eshte logjike qe askush nuk do ta besoje se sekreti doli nga shoku Enver apo shoku Mehmet.

Se dyti kush me garanton mua se per permbajtjen e ketij materiali nuk kane dijeni edhe persona te tjere te cilet mund te kene marre pjese ne perpilim ne daktilografim apo ne protokollim.

Se treti ky material nuk mund te jete me i sigurti per ruajtje ne kasaforten time sesa ne kasaforten tuaj apo te sekretarit tuaj Pecit te cilat ruhen diten dhe naten nga oficere te Drejtorise se Sigurimit te udheheqjes. Duke mu drejtuar ne menyre te prere me tha Une nuk kam nevoje te me mesojne te tjeret si ti dhe as te marr prej tyre urdhra se si te veproj. Duke me zgjatur materialin mu drejtua me fjalet Merre zbato urdhrin dhe porosite qe te dhashe. Duke e pare se ishte i kote debati i metejshem me te mora zarfin dhe dola nga zyra.

Cmendonit pas ketij veprimi te Kryeministrit te hekurt

Kur u ngjita ne zyren time megjithese isha shume i shqetesuar menjehere mora masat e nevojshme duke e siguruar ne sirtarin me sekret te kasafortes sime. Fillova te mendoj se cila ishte arsyeja e nje veprimi te tille nga ana e shokut Mehmet. Ishte nje verifikim prove dhe besimi se si ruhej sekreti nga ana ime sepse ne jeten e perditshme nuk ishin te pakta rastet qe sekrete te ndryshme shteterore per X apo Y kuader te beheshin te diskutoheshin ne klube e familje. Mehmet Shehu dyshonte ne sigurine e ruajtjes se kasafortes si te tij ashtu edhe te sekretarit te tij gje qe me dukej absurde dhe absolutisht e pabesueshme.

Si vepruat per ta ruajtur ate dokument sekret qe mund tju shkaktonte vdekjen

Duke menduar per pasojen qe mund te sillte dekonspirimi i zarfit vendosa qe te qendroja ne zyre dite e nate pa u larguar fare duke vendosur edhe nje krevat portativ per fjetje. Iu drejtova edhe zevendesdrejtorit te Drejtorise se Dyte te ndjerit Jaup Dabulla per te cilin ruaj kujtime shume te mira dhe respekt te vecante te cilit i kerkova me mirekuptim dhe pa e bere objekt bisedimi me te tjere te me vinte ne dispozicion nje punonjes te kesaj drejtorie per te qendruar si roje prane zyres sime. Atij i thashe se ne kasaforten time me urdher te udheheqjes do te mbaja per disa dite nje material teper sekret te rendesise se vecante pa e specifikuar se cfare materiali ishte. Me mirekuptim midis nesh u arrit qe oficeri i drejtorise se tij te paraqitej ne sherbim ne oren 2400 te dites ne vazhdim dhe te largohej ne oren 600 te mengjesit te dites se neserme pa rene ne sy te te tjereve. Po keshtu do te veprohej edhe me krevatin portativ qe do te perdorja per fjetje.

Sa kohe do te vazhdonte ajo mesele

Me ankth prisja diten e mbledhjes se Kuvendit Popullor ku do te behej publike materiali qe ruaja ne kasaforte. Dhe kjo dite erdhi materiali per daljen e Shqiperise edhe De Fakto nga Traktati i Varshaves u mor nga kasaforta ime dhe u be i njohur jo vetem per publikun shqiptar por edhe per opinionin nderkombetar.

Si reagoi Mehmet Shehu pas kryerjes se detyres

Te nesermen thirrem ne zyre nga Mehmet Shehu dhe pasi me fton te ulem me nje buzeqeshje te lehte qe veshtire ta vije re mu drejtua me fjalet si vijon Me clsquote drejte dhe ne emer te kujt ke vepruar per te te vene ne dispozicion nje punonjes te Drejtorise se Sigurimit te Udheheqjes per ruajtjen e zyres tende per afro dhjete dite Duke mos e ditur se nga e kishte nje informacion te tille vendosa te pergjigjesha drejt sic ishte realiteti Une nuk kam asnje te drejte dhe as nuk kam shfrytezuar autoritetin e ndokujt pra edhe as tuajin per te urdheruar qe te me vihet ne dispozicion nje punonjes i Drejtorise se Dyte. Kete ceshtje e kam zgjidhur me mirekuptim me shokun Jaup Dabulla te cilit iu luta se meqenese ne kasaforten time do te mbaja nje nga ato materialet e rendesise se vecante. Jaupi mendonte se behej fjale per ndonje material qe kishte te bente me organikat e kohes se vecante. Te jem i sinqerte me ju kete veprim e bera edhe per ta patur ne rast nevoje si prove materiale duke vertetuar faktin se ne zyren time pervec meje nuk ka hyre asnjeri tjeter pa qene une prezent dhe as te tjeret nuk kane tentuar te kryejne nje veprim te tille.

Pati kunderveprim per ate qe kishit bere

I papritur per mua qe reagimi i tij Te pergezoj per qendrimin dhe per veprimet e zgjuara qe ke kryer. Por me kalimin e kohes do te mesosh shume gjera qe tani nuk mund ti dish apo edhe te imagjinosh. Per cudine time kur e lidha ate thenie pas kalimit te disa viteve me shprehjet qe u perdoren nga ai ne nje bisede telefonike qe zhvillonte me Kadri Hazbiun Une ndodhesha ne zyren e tij per arsye pune jam cuditur jo pak. Ky i fundit po i raportonte per dicka qe une nuk e mora vesh por mbaj mend se ne fund te bisedes telefonike e pyeti nese kontrollohej telefoni i tij dhe pasi mori pergjigje negative iu drejtua duke i thene Mos u trego shume naiv. Akoma me shume ato thenie me erdhen ne vesh kur mesova vrasjen apo vetevrasjen tragjike te tij. Pas gjithe ketyre qe solla eshte logjike qe te arrihet ne perfundim se edhe Mehmet Shehu qe ishte figura e dyte ne udheheqje pas Enver Hoxhes dyshonte ose e parandiente se kasaforta e tij dhe e sekretarit te tij nuk ishin te sigurta se telefoni i tij pergjohej nga dikush pra se edhe ai ishte vene ne tabelen e qitjes si shume kuadro te tjere.

Vijon neser

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›