Britani, ndalohen dy shqiptarë me karta identiteti të rreme

Sipas burimeve, dy shqiptarët mbërritën në Britani në një fluturim nga Malta të dielën në mëngjes (29 korrik). Kontrolli nga oficerët e kufirit zbuloi se të dy burrat kishin udhëtuar me karta identiteti të rreme italiane. Si rezultat dy personat i kthyen në Maltë ditën e martë.
Linja Ajrore tani mund të marrë gjobë nëse nuk ka kryer kontrollet e duhura mbi njerëzit para se ata të niseshin nga Malta. Ndalimi u bë nga Forca Kufitare Britanike, e cila është një komandë e zbatimit të ligjit brenda Ministrisë së Brendshme Britanike (Home Office) përgjegjëse për kontrollin e hyrjes dhe funksionet doganore në kufi, duke përfshirë kontrolle edhe në Francë dhe Belgjikë, parandalimin e trafikimit të njerëzve, anti-kontrabandën për mallrat e ndaluara, trafikun e drogës dhe armëve dhe mbrojtjen e pikave kufitare.
2012-08-02 16:49