A u tradhtua Bin Laden nga një prej grave të tij?
Pentagoni ka deklaruar se një nga gratë e Bin Laden e ka identifikuar atë me emër. Ndërkohë, dy nga gratë e tij dhe katër fëmijët, janë arrestuar pas aksionit të njësitit special amerikan. Bin Laden njihej për faktin se kishte shumë gra. Por mediat tani ngrenë dyshimet se një nga gratë e Bin Laden e ka tradhtuar atë. Gazeta gjermane Bild pyet se si ka mundësi që ushtarët speciale e identifikuan aq shpejt Osama Bin Laden. Pak përpara vrasjes, një grua e tij e identifikoi, shkruan gazeta. Po ashtu eshte bere e ditur se Bin Laden eshte qelluar me plumb ne syrin e majte.