Klerikët myslimanë: Nuk është praktikë e jona hedhja e trupit në det

Kjo aeroplanmbajtëse hodhi trupin e Bin Laden në det
Shtëpia e Bardhë ka bërë të ditur se trupi i Osama Bin Laden është hedhur në det duke respektuar praktikat myslimane. Por disa klerikë myslimanë janë të tërbuar, e thonë se do marrin hak pasi mënyra se si u trajtua trupi i Osama Bin Laden nuk është islame. Ata thonë ky është një turpërim, pasi praktika islame parashikon vendosjen e trupit në një varr me kokën e drejtuar për nga qyteti i shenjtë i Mekës.
Varrimi në det lejohet, thonë ata, por vetëm në rastet e veçanta, kur vdekja ndodh në një anije shumë larg bregut.
Ndërkohë një profesor i fesë myslimane thotë se nuk është e ndaluar të varroset në det një njeri, nëse nuk ka asnjë njeri që paraqitet për ta marrë trupin.
Megjithatë të tjerët thonë se edhe armikut i duhet dhënë një varrim siç duhet, duke i hapur një varr e duke i thënë lutjet. Të tjerë thonë se e kuptojnë qëllimin e amerikanëve që varri i tij të mos bëhet vend pelegrinazhi, por ai, sipas tyre, është bërë tashmë simbol në zemrat e njerëzve.