“Primaret u rrëzuan”, gazetari Hitaj: PD jo listë që të lëkundë të majtën, asnjë prurje e re

Gazetari Arbër Hitaj i ftuar në studion e “Quo Vadis” në Vizion Plus me moderatoren Pranvera Borakaj tha se Primaret e PD-së u rrëzuan për votuesit.
Sipas Hitajt, listat e PD-së duhet të ishin më cilësore nëse synon që të trondisë të majtën, e cila po kërkon mandatin e katërt. Gazetari tha se në listat e mbyllura të PD-së nuk ka prurje të reja dhe mendon se teksa jemi dy muaj larg zgjedhjeve, nuk do të ketë surpriza.
Hitaj: U rrëzua parimi, parimi ka qenë kush del më i votuar nga primaret do jetë në listë të mbyllur, kjo nuk u respektua. Unë prisja më shumë të rinj në listë të mbyllur. Nuk ka asnjë të ri në lista të sigurta, i cili është prurje e re në PD. Unë nuk shikoj risi. Unë nuk e shikoj një listë për ta tronditur apo lëkundur të majtën e cila synon mandatin e katërt dhe sipas sondazheve po shkon më e sigurt. Unë do doja më shumë eksperiment politik në PD. Shumë të rinj të talentuar ku janë?
Nuk janë në listë të sigurtë. Jemi në riciklim, nuk jemi në pastrim. Ka nëj mosbesim të mëadh edhe nga ata që kanë fidutar në primare për të qenë në lista të hapura. Në dy muaj do ketë surpriza endoni ju? Unë prisja të kishte lista më cilësore nga opozita. Çfarë kontributi ka Flamur Noka në PD? Në zgjedhjet e fundit ka marrë 5000 vota. Në listat e hapura asnjë nuk ka shkëlqyer. Pse këta njerëz duhet të jenë në lista të mbyllura dhe pse nuk duhet të jetë një i ri? Kush është njësia matëse?