E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ne c’vit jemi, ne 2009? Nga Frrok Cupi

A jemi ne korrik 2010 apo korrik 2009?
Poeti i famshem i lirikes, Lasgush Poradeci, tek bente nje shetitje buze liqenit, pyeti njeriun qe kishte ne krah: “More, se paskam harruar.... ne c’sistem jemi tani?”. Njeriu ne krah kishte shtangur, dhe e kishte pare drejt ne sy. Te gjithe e dinin se ishte rendi komunist. Askush deri atehere nuk kishte guxuar ta zhvleresonte aq keqas regjimin e diktatures se proletariatit sa te pyeste tjetrin ne krah “More, po c’regjim eshte ky?!”. Ne fakt ishte e frikshme ajo qe beri Lasgushi. Poeti i madh kishte studiuar ne Austri, (gje qe e rrezikonte cdo sekonde ne vitet e regjimit komunist); kishte mundur te jetonte nje jete te tere duke e ditur te tjeret se kishte vdekur me kohe, por asnjehere nuk e kishte humbur vemendjen nga ajo cfare ndodhte rrotull. Por kur i kishte thene vetes te mbyllte qepenin per te pare regjimin, kete e beri me dashje. Ndersa ka mijera raste kur njerezit i hapin te gjithe “qepenat” per te pare cfare ndryshon rreth e rrotull, por nuk ndodh gje. Ne stilin e Poradecit, por ne nje sens tjeter, mund te pyesim sot “a jemi ne 2010 apo ne 2009?”.
Shikoni sa pak gjera kane ndryshuar; ose disa nuk kane ndryshuar aspak. Per shembull ka ndryshuar moti nga korriku i vitit 2009, aq sa njeriu e konstaton menjehere se nuk jemi ne vitin 2009; edhe sikur njeriu te kishte humbur diku ne xhungel pa busull. Per shembull nuk ka ndryshuar data 7 korrik. 7 korriku eshte njesoj si ne vitin 2009, ashtu edhe ne vitin 2010. Ne vitin 2009, per here te pare, Partia Socialiste, deklaroi se nuk do te hynte ne Parlamentin “e vjedhur”. Zgjedhjet u bene me 28 qershor; me 29 qershor ndryshoi dicka, por pastaj asgje. Me 29 qershor, sapo kryetari i PS mori vesh se nuk fitoi zgjedhjet, tha se “nuk hyjme ne parlament”. Me 28 ne mbremje kishte deklaruar se “keto ishin zgjedhje te shkelqyera”. Me 7 korrik 2009, u vulos bojkoti i patundur i Partise Socialiste. U angazhua gjithe Perendimi, Europa, media, prifterinj e hoxhallare, popull i thjeshte e studente... kush nuk i kerkoi PS-se te shkoje ne Parlament; por kjo nuk levizi nje qime. Sot e kesaj dite, nje vit me vone, nuk ka asnje ndryshim. PS ka deklaruar se “nuk votojme asnje ligj” dhe se “ne shtator perseri ne rruge”. Kur degjova ish- ministrin e brendshem ne diktature, kur tha “harrojeni se po ndryshojme”, me erdhi para syve viti 2010 njesoj si viti 2009.
A nuk ndryshoka njeriu per nje vit? Ndryshon, mendoj. Ne dhjete vjet dyfishohen dijet njerezore, si nuk ndryshoka nje individ per nje vit?!”...Mu duk se po lexoja rrefimet e Hildes ne bashkebisedimin e saj me mesuesin e filozofise. Vete Hilde, nje femije 11 vjec ka shtruar te njejtat pyetje para zotit Jostein Gaarder, filozof. Ajo e pyeti rreth Rilindjes; “Rilindje a nuk do te thote te rilindesh edhe nje here?!...”. Filozofi ishte i matur dhe u kujdesshem, qe te mos i thoshte: “jo, jo, keshtu”, por shpjegoi me durim. “Rilindje!...- mermeriti,- po rilindi dicka, por jo njeriu, rilindi arti dhe kultura antike. Germimi dhe gjetja e skulpturave dhe gravurave antike u be thuajse sport popullor. Me nje fjale nisi studimi i humanizmit, qe solli “kualitete humane”.
“C’eshte kjo?- pyeti perseri Hilde. “C’eshte kjo?!”... Eshte keshtu: Kuajt lindin, ndersa njerezit formohen. Duhet te edukohemi per te qene njerez.
- C’eshte ajo atje?- pyeti perseri vajza. “ Busull”... “Po ajo tjetra?”. “Arme”. “ Po ajo atje?”. “Liber i vjeter...”.
Profesori gjeti rastin te shpjegoje pse ndodheshin te gjitha keto ne te njejtin vend. Sepse busulla beri te mundur lundrimin- tha. Armet e zjarrit iu dhane superioritet ushtrive evropiane kunder kulturave te tjera. Ndersa shtypshkrimi, per perhapjen e mendimeve te humanisteve te Rilindjes... Domethene zhvillimi nga nje stad ne tjetrin
- Dhe me ne fund erdhen raketat dhe modulet henore- tha filozofi- Ja ketu ku jemi sot.
A zhvillohet njeriu?... Gjashte muaj ose nje vit tani jane shume per te nenkuptuar zhvillimin dhe levizjen njerezore. Sot, perseri ne Parlamentin Evropian ka nje mbledhje rreth Shqiperise, me te njejten cudi: “pse nuk ka perfunduar akoma bojkoti” i opozites ndaj Parlamentit. 64 deputete opozitare nuk kane levizur asnje milimeter perpara, as pas, as anash. Kurre nuk ka ndodhur ndonjehere, as ne vegjetacionin e krijeses bimore dhe as ne anatomine e njeriut. Jiddu Krishnamurti, filozof i shquar i Indise gjate shekullit te kaluar, ka ardhur ne perfundimin se “une nuk jam sot ai qe isha dje”. Ne nuk jemi vetem njerez, jemi individe unike, qe do te thote se brenda nje grupimi, si p.sh., brenda nje partie, zhvillimi arrihet ne menyre shperthyese, ne aq shume drejtime dhe forca sa individe ka. Po valle te gjithe jane ne te njejten lekure?... Askush ne bote nuk mund ta pranoje kete si nje eksperiment njerezor.
Shikoni cfare ka ndodhur per nje vit qe nga nisja e bojkotit te nje partie ne Tirane:
Tre here NASA ka leshuar satelite per ne hene dhe tre here kane mberritur me sukses. Termeti qe ra ne Aquila, (Itali) bash ne ditet e atmosferes se zgjedhjeve parlamentare, tashme i jane sheruar plaget. Michael Jackson qe i humbi botes tre dite para votimeve, tani eshte kthyer ne nje ikone, i eshte zbuluar vrasja dhe i eshte krijuar miti. Tiger Woods, nje lojtar i famshem golfi qe shkaktoi skandal me Theresa Rogers ne fund te vitit te kaluar, tani ndodhet i shkarkuar nga akuzat. Termeti ne Haiti qe kushtoi 14 miliarde euro, ndodhet ne hapat e fundit te sherimit. Piratet e Somalise kane zene dhe kane liruar qindra pengje, duke u kthyer me ne fund “te heshtur” pas disa muaj tmerri. Permbytja qe ndodhi ne Shkoder eshte kuruar. Aleksander Mcqueen, modelist i madh i Londres vari veten ne garderobe sapo varrosi te emen, duke ndryshuar gjithcka ne imazhin e tij...
Sa shume gjera kane ndodhur ketu a ne bote per nje vit! Njeriu eshte zhvilluar dhe ka perparuar, padyshim. Vetem nje gje nuk po tund as gjethen: Bojkoti! Vetem ne periudhen e komunizmit shume fanatik qe kaloi Shqiperia ka qene cituar keshtu, fjale per fjale: “Bar hame dhe nuk i shkelim parimet tona!”, dhe “Kurre nuk do te lidhim marredhenie me Angline, Gjermanine dhe Ameriken...”. Te gjitha ndodhen ndryshe nga sa kishte qene betimi. Jo pse deshi dikush, por sepse njeriu formohet.
Hilde do te kishte pyetur ne kete rast: “Vetem kali lind...”

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›