E Shtunë, 31 Tetor 2026

Policia e Tiranës, takim me median për fundvitin

Pas një viti plot me punë dhe ngjarje të vështira që u është dashur të përballojnë, policia e Tiranës ka menduar për një moment relaksi në këtë fundviti.

Kjo drejtori ka organizuar një kokteil me rastin e festave të fundvitit ku ishin të ftuar edhe gazetarët. Në këtë aktivitet drejtori i policisë së Tiranës, Saimir Muçaj duke uruar për festat e ka cilësuar bashkëpunimin midis policisë dhe medias si mjaft të frytshëm.
 

Ky aktivitet vjen disa ditë pas përmbylljes së bilanceve të punës vjetore nga ana e drejtorisë së policisë së Tiranës.

Batutat dhe bisedat miqësore midis gazetarëve dhe drejtuesve të policisë së Tiranës për rolin e secilit gjatë kryerjes së detyrës ishin pjesë e këtij aktiviteti.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›