Etiopi, dy gazetarë suedezë denohen për terrorizëm

Martin Schibbye dhe Johan Persson u kapën në Etiopi me rebelë nga Fronti i Çlirimit Kombëtar Ogaden (ONLF)
Dy gazetarët u shpallën fajtorë javën e kaluar. Ata u justifikuan duke thënë se vetëm po bënin punën e tyre si gazetarë.
Prokurorët kanë kërkuar burgim më të gjatë, deri në 18 vite, por gjykatësja Shemsu Sirgaga, e cila drejtonte seancën, shikoi të arsyeshme 11 vite dënim.
Burgosja e dy gazetarëve është kritikuar ashpër nga grupet e të drejtave të njeriut dhe nga qeveria suedeze.
“Ata ishin në Etiopi me mision gazetaresk. Gazetarët duhet të lirohen sa më parë të jetë e mundur dhe të bashkohen me familjet e tyre”, tha kryeministri suedez, Fredrik Reinfeldt.
Grupi i të drejtave të njeriut “Amnesty International” tha se gazetarët ishin dënuar për punë “legjitime”./Start/F. Prroni/
2011-12-27 12:49