E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

AAK, Haradinaj: Fjalimi i Ramës në KE, i saktë dhe i vërtetë si asnjëherë më parë

Partia AAK në Kosovë, ka reaguar pas fjalimi të kryeministrit Edi Rama, në Këshillin e Evropës. Daut Haradinaj, një prej zyrtarëve të lartë të kësaj partie, në një postim në FB, e cilëson si “të saktë dhe të vërtetë si asnjëherë më parë”, fjalën e kreut të qeverisë shqiptare.

“E përcolla me vëmendje kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama, në Asamblenë e Përgjithshme të Këshillit të Evropës. Ishte i saktë dhe i vërtetë, si asnjëherë më parë. E vërteta vonon, por gjithmonë triumfon. Respekt kryeministër.”, shkruan Haradinaj në Facebook.  

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›