E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Fjalimi i Ramës, Hoti: Shqipëria mbetet zëri, derisa Kosova të anëtarësohet në mekanizmat ndërkombëtarë

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, nëpërmjet një postimi në FB, ka deklaruar se Shqipëria mbetet zëri, derisa Kosova të anëtarësohet në mekanizmat ndërkombëtarë. Komenti i Hotit erdhi pas fjalimit të kryeministrit Edi Rama në Këshillin e Evropës, i cili kundërshtoi raportin e Dick Martyn.

“Faleminderit kryeministër Edi Rama, për fjalën në Këshillin e Evropës. Derisa Kosova të anëtarësohet në mekanizmat ndërkombëtarë, Shqipëria mbetet zëri i jonë, krahas vendeve mike, që kanë mbështetur përpjekjet e popullit të Kosovës për liri e pavarësi”, shkruan Hoti.

/rtsh.al/ 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›