E Shtunë, 31 Tetor 2026

AAK: Jo koalicion me Thaçin

Nënkryetari i AAK-së, Ahmet Isufi ka hedhur poshtë shkrimet e mediave kosovare, se AAK po hyn në koalicionin e Hashim Thaçit. Pas mbledhjes së kryesisë, Isufi ka thënë se kjo çështje as që është diskutuar në AAK. Lajmi për hyrjen e mundshme në koalicion erdhi pas vizitës së djeshme të ambasadorit amerikan, Dell në AAK.
 

Edhe kryetari i Kuvendit, njëherësh sekretari i përgjithshëm i PDK-së, Jakup Krasniqi ka thënë se nuk është në dijeni nëse ka ndryshime në koalicion, por sipas tij, gjithçka po shkon sipas planit dhe po funksionon normalisht.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›