E Shtunë, 31 Tetor 2026

Xavi: Ibrahimoviç është anarkik

Në prag të takimit të sotëm përballë Milanit, mesfushori i Barcelonës, Xavi, ka folur për ish-bashkëlojtarin e tij, Zlatan Ibrahimovic, për të cilin ka thënë se ai nuk i ishte përshtatur lojës ekipore të cilën e zhvillon Barcelona.

Suedezi 29-vjeçar iu bashkua Barcelonës nga Interi në verën e vitit 2009, por dështoi të arrijë pritjet në La Liga, dhe u rikthye në Serie A sezonin e kaluar për të veshur fanellën e Milanit, me të cilën fitoi Skudetton.
 

“Zlatan Ibrahimovic është anarkik. Te Barcelona, ju duhet të luani për ekipin për 90 minuta. Stili i tij i lojës më mirë i përshtatet ligës italiane. Atje ata kanë gjashtë deri në shtatë lojtarë të cilët mendojnë për detyrat defensive dhe tre lojtarë sulmues të cilët mund të fokusohen në krijimin e rasteve pa menduar për mbrojtje”, u shpreh ai.

Po ashtu sportisti ka deklaruar se vijon të flas ende me Ibrahimoviç dhe ky i fundit ndjehet mirë në skuadrën e tij.
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›