E Shtunë, 31 Tetor 2026

AAK Jo koalicionit me PDK-ne

Vellai i kreut te AAK-se Ramush Haradinaj Dauti ka mohuar kategorikisht se AAK eshte duke bere negociata me PDK-ne per koalicion qeverises. Ai gjate nje interviste ne Klan Kosova tha se me mire do te ishte qe partia e cila udhehiqet nga Ramush Haradinaj te mbetet ne opozite. Megjithate tha se partia e tij eshte me peshe te madhe politike.

Kushdo qe mendon se merr vendime per Kosoven pa AAK-ne e ka shume gabim - ka thene Haradinaj.
Sipas tij zgjidhja me e mire per te dal nga situata aktuale eshte thirrja e nje tryeze te perbashket e te gjitha partive.
Nuk mendoj qe ka nevoje per qeveri teknike mund ta quajme edhe qeveri teknike por me nje gjithe perfshirje aty do te merrnin pjese partite politike e shoqeria civile ekspert te ndryshem - tha Haradinaj. Ai foli edhe rreth gjykimit te pjesshem te vellait te tij Ramushit ne Hage dhe tha se kthimi i ketij te fundit nuk do te jete i larget. Sipas Haradinajt procesi do te jete i shkurt 2 ose 3 muaj dhe pritet te filloje kete muaj.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›