E Shtunë, 31 Tetor 2026

Alonso i druhet kajzerit shte rivali i vetem i 2011-s

Alonso ka mundur te fitoje dy here boterorin me Renone. Spanjolli u mund nga pilorit i Red Bullit Sebastian Fetel

As Sebastian Fetel dhe as Ljuis Hamilton por Mikael Shumaker. Kajzeri i Formules 1 qe tani garon per Mercedes GP-ne eshte i vetmi pilot qe i fut friken Fernando Alonsos. Piloti spanjoll i Ferrarit nga malet e Madones se Kampiljos qendra kur mblidhen per nje jave skuderia e Ferrarit dhe ajo e Dukatit tregoi dje se cili do te jete piloti per tu mundur kete vit. Alonso gjate konferences per shtyp gjithashtu nuk la pa permendur edhe objektivat qe ka skuderia e Maranelos. Ky boteror parashikohet si njeri nga me te bukurit jo vetem per faktin se do te garojne pese kampione por edhe se jane ndryshuar disa rregulla eshte rikthyer sistemi Kers dhe gjithashtu lejohen krahet ne bishtin e njevendesheve. Keto levizje do te sjellin edhe me shume parakalime.

Zgjedhja

Midis pese kampioneve te botes qe do te kemi ne piste ne 2011-n - tha Alonso - nese do te me duhet te zgjedh se cili do te jete rivali me i ashper une do te thosha Mikaeli. Vitin e kaluar ai ka pasur disa probleme por sivjet nese makina etij do te jete lsquoOK atehere mendoj se do te jete kundershtari kryesor. Shumakeri nuk ka per ti treguar askujt se sa vlen ai eshte shtate here kampion bote.

Jam lider por jo lideri

Piloti spanjoll u shfaq dje me nje look te ri. Tashme ai i ngjan me shume nje mosketieri qe eshte gati per duelet qe fillojne me 13 mars ne Bahrejn Une ndihem lider por jo lideri - tha piloti spanjoll. - Do te ishte shume bukur po te perserisja boterorin e 2010-s pra do te ishte bukur nese do te rivalizoja per boterorin deri ne garen e fundit. Mendoj se do ta kuptojme nese do te jemi kompetitive qe ne testet te cilat do ti zhvillojme tani ne dimer. Tani per tani ju them se jemi te gjithe shume te perqendruar pasi keshtu mund te ndertojme nje makine qe te jete ne gjendje te luftoje per te dy titujt.

Abu Dabi dhe Fetel

Per sa i perket Abu Dabit morem ato vendime qe i gjykuam si me te pershtatshmet ne ate moment. Te mendohesh nje minute me shume gjate gares eshte nje minute avantazh per kundershtaret por tani nuk dua te mendoj me per kete - shtoi Fernando duke kujtuar momentin ne garen tragjike. Ne token e sheikeve triumfoi Sebastian Feteli. Piloti i ri Red Bullit sipas Alonsos do te garoje edhe me mire pasi nuk do te kete me presion mbi veten duke qene se fitoi nje titull boteror.

Masa Jam edhe une per titull

Braziliani i Ferrarit Felipe Masa e perfshin veten ne listen e pretendenteve per fitimin e titullit kampion ne sezonin e ardhshem. Nese mund te pilotoj sic dua e di qe ne boteror edhe une mund te them timen - u shpreh Masa. - Vjet nuk ishte nje sezon i mire pasi pata probleme sidomos me gomat e para. Nuk arrita te gjeja dot ritmin por ky eshte nje sezon i ri. Kemi nje makine te re qe mendoj se eshte e mire. Sinjal i qarte per skuderine qe nenkupton se Masa nuk ka ndermend te behet mbeshtetesi i Fernando Alonsos sic ndodhi sezonin e shkuar. Kundershtari me i forte Shumakeri pas gjithckaje qe ka fituar mbetet numri nje - perfundoi Masa. - Por une jam gati per betejen edhe ndaj Alonsos. Nuk ndihem nen presion asnjehere nuk jam ndier i tille te Ferrari.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›