Nga trazirat ne Tunizi vdesin te pakten 66 njerez
Gjate trazirave te renda prej kater javesh ne Tunizi sipas te dhenave te Federates Nderkombetare per te Drejtat e Njeriut FIDH duhet te kene vdekur te pakten 66 njerez. Vetem gjate nates se djeshme ka pasur tete te vdekur ben te ditur kjo organizate ne Paris. Ne disa lagje te varfra te kryeqytetit tunizian me gjithe ndalimqarkullimin vazhdojne perseri trazirat. Sipas deshmitareve okulare ka shume te plagosur. Disa stacioneve te policise iu vu zjarri. Demonstruesit kerkuan largimin e Presidentit autokratik Zine el Abidine Ben Ali i cili qeveris prej 23 vjetesh. Edhe nga pjese te tjera te vendit ka njoftime per trazira. Sipas deshmitareve okulare policia vrau me arme zjarri kater vete ne qytetin Douz ne Sahara. Nderkaq Ben Ali shkarkoi ministrin e Brendshem. Per te mbrojtur ndertesat e rendesishme ne Tuniz doli ushtria. Bashkimi Evropian e denoi perdorimin joproporcional te dhunes kunder demonstruesve paqesore.