E Diel, 1 Nëntor 2026

Ambasadori francez Zgjedhjet prishen imazhin e Kosoves

Ambasadori Fitou vlereson se procesi zgjedhor ne Kosove e ka demtuar rende imazhin e vendit edhe ne skenen nderkombetare dhe ka krijuar nje mosbesim te qytetareve te Kosoves per institucionet e vendit

Ambasadori i Frances ne Prishtine Jean Francois Fitou u ka bere thirrje udheheqesve politike te Kosoves qe te punojne se bashku per nje strategji te pakten njevjecare. Ambasadori Fitou vlereson se procesi zgjedhor ne Kosove e ka demtuar rende imazhin e vendit edhe ne skenen nderkombetare dhe ka krijuar nje mosbesim te qytetareve te Kosoves per institucionet e vendit.

Ne nje interviste per BBC ne ambasadori francez la te kuptohet se pas 6 apo 12 muajve ne Kosove duhet te zhvillohen zgjedhje te reja. Sepse sipas vleresimeve te ambasadorit francez procesi zgjedhor ishte i parregullt ne ate mase sa njerezit te krijojne nje pershtypje te keqe. Njerezit jashte Kosoves sepse te gjithe miqte e saj ne Amerike e Evrope mund ta ndryshojne pershtypjen por gjithashtu edhe pershtypja brenda vendit. Tani qe po pritet perfundimi i procesit te rivotimit ne Mitrovicen e jugut Fitou tha se duhet te shkohet pertej zgjedhjeve dhe qe udheheqesit kryesore te bisedojne me njeri tjetrin dhe te arrijne nje marreveshje se cfare te behet ne 6 ose 12 muajt e ardhshem. Ndonese ambasadori francez thote se nuk i takon atij qe te vendose per zgjedhjet eventuale por ai tha se mund tu jape nje keshille miqesore lojtareve politike ne Kosove te kete ose te mos kete zgjedhje por per dicka qe u mundeson institucioneve te Kosoves qe te ecin perpara. Ndoshta zgjedhje nese vendosin ata vete ose te mos kete nese marrin nje vendim te tille por ata duhet te flasin me njeri tjetrin se cili do te jete koalicioni qe do te vije ne pushtet ne javet e ardhshme dhe cila do te jete opozita. Diplomati francez tha se raporti i senatorit Dick Marty gjithashtu ka ndikuar ne imazhin e Kosoves ne skenen nderkombetare dhe sipas tij Kosova deri ne veren e ketij viti duhet te merret me levizjen nga procesi zgjedhor drejt zgjidhjeve praktike politike dhe te lejoje njekohesisht nje hetim qe do te udhehiqet nga EULEX-i por qe tregon nga kryeministri. Kemi nje proces zgjedhor qe eshte shume i brishte dhe qe nuk i jep legjitimitet institucioneve dhe kemi edhe raportin e Martyt. Prandaj shtoi ai imazhi eshte demtuar rende nderkaq qe imazhi i brendshem eshte demtuar edhe me teper. Zoti Marty ka drejtuar gishtin nga disa institucione dhe disa njerezve ne menyre te posacme. Sa i perket veriut te Kosoves dhe nese do te diskutohet ne dialogun e ardhshem mes Prishtines dhe Beogradit Fitou tha se Franca e ka njohur pavaresine e Kosoves dhe nuk ka problem qe te thote se veriu eshte pjese e Kosoves. Por sipas tij veriu i Kosoves mund te jete ceshtja e fundit qe do te diskutohet nga Prishtina e Beogradi pasi te jete vendosur axhenda e perbashket e tyre. Ai tha gjithashtu se eshte plani i Ahtisaari qe ofron shume fleksibilitet per shume komuna qe te kene lidhje te posacme me Beogradin. Ata duhet te gjejne menyren bazuar mbi keto. Ambasadori francez theksoi se dialogu do te jete nje gje e veshtire por ai nuk ka dyshime. Po te merren parasysh veshtiresite e tjera per Kosoven dialogu do te duket jo nje gje e lehte por dicka interesante per te bere ndoshta me interesante se ceshtjet e tjera - tha ai.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›