E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kapet në oborr të shkollës me marihuanë

Nga Express më 08 shkurt 2011 në ora 14:30

Policia e Ferizajt ka vënë në pranga një person, tek i cili ka gjetur një sasi të substancës narkotike të llojit marihuanë.

I dyshuari, i moshës 27-vjeçare, është kapur në oborrin e Shkollës Fillore “Gjon Serreçi” nga njësiti patrullues, i angazhuar aty sipas planit operativ “Siguria në shkolla”.

Zëdhënësi rajonal i policisë, Agim Gashi ka bërë të ditur se fillimisht tek i dyshuari është gjetur një qeskë e kësaj substance. “Tek i dyshuari A.L i moshës 27 vjeçare, fillimisht është gjetur një qeskë e kësaj substance në xhepin e tij, ndërsa kur është sjell në stacionin policor, policia ka gjetur edhe nëntë qeska me substancë të njëjtë të cilat i dyshuari i kishte fshehur në të brendshmet e tij", ka thënë Gashi, transmeton KosovaPress.

Mësohet se Njësia e Hetimit të Narkotikëve, ka vazhduar me rastin dhe ka bastisur edhe shtëpinë e të dyshuarit, ku është gjetur edhe një sasi tjetër e marihuanës.

Sasia e përgjithshme e gjetur e kësaj substance narkotike tek ky i dyshuar, është 118 gram. Me vendimin e prokurorit kujdestar, i dyshuari është dërguar në paraburgim.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›