E Diel, 1 Nëntor 2026

AAK Kosova rrezik nga privatizimi i shpejte

Partia opozitare Aleanca per Ardhmerine e Kosoves ka denoncuar sot rrezikun qe sipas saj i kanoset shtetit te ri nga proceset e shpejta te privatizimit.

Nenkryetari i AAK-se Blerim Shala ka deklaruar se ne Kosove vihet re nje mungese e theksuar e besimit te qytetareve tek demokracia per shkak te personave qe udheheqin vendin.

Rreziku i pare qe i kanoset vendit eshte privatizimi i shpejte nga disa individe te cilet nuk jane te mandatuar per te bere nje gje te tille ka pohuar Shala ne nje fjalim ne Universitetin Amerikan te Kosoves.

Ai ka shtuar me tej se nje tjeter rrezik vjen nga perqendrimi i ekonomise se Kosoves tek disa familje me influence ne vend.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›