E Diel, 1 Nëntor 2026

LDD Veriu shembull i deshtimit te qeverise

Partia Lidhja Demokratike e Dardanise ka akuzuar sot qeverine Thaci se nuk eshte e afte te ushtroje pergjegjesite kushtetuese.

Gjate seances se Kuvendit te Kosoves kreu i grupit parlamentar te LDD-se Lulzim Zeneli ka permendur veriun e Mitrovices qe sipas tij eshte shembull i deshtimit te qeverise.

Ne mungese te shtrirjes se pushtetit ne veri administrata e UNMIK-ut ne kete zone ka bashkerenduar aktivitetet me strukturat paralele serbe ka deklaruar Zeneli.

Ai ka kerkuar nga qeveria qe te trajtoje me me shume seriozitet problemet ne veri te Kosoves ne menyre qe ne kete zone te ndalohen aktivitetet e paligjshme.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›