E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosove merret peng biznesmeni i njohur

Nje biznesmen i njohur kosovar nga Rrafshi i Dukagjinit eshte marre peng nga persona te panjohur teksa udhetonte ne autostraden Prishtine-Peje.

Lajmin e bejne te ditur mediat kosovare sipas te cilave ceshtja po hetohet me seriozitet nga drejtoria e krimeve te renda ne Policine e Kosoves.

Sipas burimeve per shkak se behet fjale per nje hetim delikat emri i biznesmenit te rrembyer nuk mund te behet i ditur.

Burimet deklarojne se rrembimi ka ndodhur mengjesin e dites se marte por vetem sot ka qarkulluar ne organet mediatike te Kosoves.

Burimet shtojne me tej se biznesmeni ne fjale eshte pronar i nje prej kompanive me te medha ne Kosove emri i te ciles nuk mund te publikohet.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›