E Shtunë, 31 Tetor 2026

AAK: Lutja ndaj PDK-së, simpatike

 Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Burim Ramadani i pyetur në Interaktiv të KTV-së, se ‘po e lusin PDK-në’ për koalicion, thotë se është kjo është shprehje simpatike. 

Ai nuk e ka kundërshtuar këtë formulim të gazetarit.

Për skandalin e pasaportave ka folur pak.

“Kjo nuk është vetëm çështja e një afere të vogël, këta njerëz i kanë bërë dëm të madh vendit, është një aferë e turpit”, ka thënë Ramadani.

Ai nuk e ka kërkuar dorëheqjen e ministrit të Punëve të Brendshme./Indeksonline/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›