E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thaçi e Haradinaj s’munden bashkë

Thaçi e Haradinaj nuk mund të qeverisin bashkë sipas, kryetarit të Lidhjes Demokratike të Dardanisë, Nexhat Dacit.

Daci ka vlerësuar se Hashim Thaçi dhe Ramush Haradinaj nuk mund të bashkëqeverisin së bashku.

“Unë do t’i jap përkrahje Ramushit, por nuk e besoj se dy liderët e luftës mund të qeverisin së bashku”, ka thënë Daci.

Ai i ka sugjeruar Haradinajt që të mos heqë dorë nga kërkesa për t’u bërë kryeministër.

Ai ka thënë se është duku punuar në ‘Projektin Daci” dhe aty planifikon t’i përfshijë Thaçin dhe Haradinajn por jo edhe Isa Mustafën./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›