AAK: Ndërhyrja e kryeministrit në Rahovec, antikushtetuese

Prishtinë, 16 gusht - Duke qenë në dijeni për ndërhyrjen e kryeministrit të Republikës së Kosovës lidhur me dorëheqjen dhe përfundimin e parakohshëm të mandatit të kryetarit të Komunës së Rahovecit Qazim çeska, AAK konsideron se një ndërhyrje e tillë është e kundërligjshme dhe antikushtetuese. Tentimi për parandalimin e mbajtjes të zgjedhjeve të parakohshme është cenim i drejpërdrejt i ligjit dhe demokracisë.
Pohimin tonë e bazojmë në faktin se ish kryetari i Rahovecit Qazim çeska përmes deklarimit të vullnetit të lirë, respektivisht përmes aktit të dorëheqjes së parevokueshme të datës 01.07.2010 të rikonfirmuar edhe përmes shkresës së dytë të datës 16.07.2010 dërguar MAPL-së, ka bërë përfundimin e parakohshëm të mandatit të tij konform dispozitave të Nenit 56.3 pika (c) të ligjit nr. 03/L-040 mbi Vetqeverisjen Lokale në Kosovë.
Akti i dorëheqjes së z. Qeska brenda afatit ligjor të paraparë përmes dispozitave të Nenit 3.2 të Udhëzimit Administrativ mbi Procedurën e Përfundimit të Mandatit të Kryetarit të komunës i është dorëzuar MAPL-së për procedim të mëtutjeshëm. Në të njëjtën kohë MAPL, respektivisht ministri Sadri Ferati përmes shkresës së datës 16.07.2010 ka njoftuar Presidentin e Republikës së Kosovës për dorëheqjen e z. çeska nga pozicioni i kryetarit të Rahovecit dhe në të njëjtën kohë ka kërkuar shpalljen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetar të ri të kësaj komune ashtu siç parashihet me dispozitat e Ligjit Nr.03/L-040 mbi Vetëqeverisjen Lokale dhe Ligjin Nr.03/L-0752 mbi Zgjedhjet Lokale në Kosovë.
Presidenti i vendit Fatmir Sejdiu bazuar në mandatin kushtetues dhe në përputhje me dispozitat e Nenit 4.4 të Ligjit Nr.03/L-0752 mbi Zgjedhjet Lokale në Kosovë është i obliguar që brenda afatit më të shkurtër kohorë të bëjë shpalljen e datës për mbajtjen e zgjdhejeve të parakohshme për Kryetar të Komunës së Rahovecit.
Prandaj, duke qenë se kryeministri i Republikës së Kosovës bazuar në Nenin 94 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës ka të përcaktuara qartë kompetencat dhe përgjegjësitë e tij, konsiderojmë se ndërhyrja e tij në këtë proces shkakton shkelje të rëndë të Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe Ligjeve të apostrofuara më lartë, thuhet në reagimin e AAK-së.