Gjatë natës ndërmjet 16 dhe 17 gushtit Malisheva disa orë në terr

Prishtinë, 16 gusht - KEK njofton se sot, më 16. 08. 2010, nga ora 23:00 ( në mbrëmje) deri në orën 03:00 ( të mëngjesit të 17.08.2010), për të mundësuar vazhdimin e punëve ndërtimore (renovimi gjeneral i TS 35/10kV Malisheva ) do të shkyçet komplet TS 35/10kV Malisheva. Prandaj, gjatë kohës sa zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbetet qyteza e Malishevës me rrethinë.
Kjo kohë për kryerjen e punëve është zgjedhur me qëllim që konsumatorët në këto ditë
të nxehta vere të mos kenë ndërprerje të energjisë elektrike gjatë ditës.
KEK-u kërkon mirëkuptim nga konsumatorët, pasi që këto punë është e domosdoshme të
kryhen në kuadër të mirëmbajtjes së rrjetit.