E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ministri Haziri e myftiu Tërnava bisedojnë për restaurim të monumenteve fetare

Prishtinë, 16 gusht -  Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Lutfi Haziri e ka siguruar kryetarin e Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava, se Ministria e Kulturës po bën përpjekje të vazhdueshme që të gjitha monumentet më me rëndësi kulturore, fetare e historike, të restaurohen dhe të mos shkatërrohen.

Në një pritje që ka organizuar për ministrin Lutfi Haziri, kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava, e ka falënderuar ministrin Haziri për kujdesin që po tregon për monumentet kulturore dhe fetare, duke shprehur besimin se këto monumente asnjëherë nuk do të lihen anash, ngase trashëgimia kulturore fetare dhe monumentet e besimit islam janë të rëndësishme për thesarin kulturor të Kosovës, ka raportuar KosovaLive.

Në këtë takim, sipas një komunikate nga Ministria e Kulturës, ministri Haziri e ka përgëzuar myftiun Tërnava për muajin e madhëruar të Ramazanit dhe i ka kërkuar ndihmën e Bashkësisë Islame të Kosovës për caktimin e prioritetit në investimet kapitale për vitin e ardhshëm për sa i përket restaurimit të monumenteve të besimit islam.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›