E Shtunë, 31 Tetor 2026

Me bashkëpunim në mbrojtjen e monumenteve

Prishtinë, 16 gusht - Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Lutfi Haziri u prit sot nga Naim Tërnava, kryetar i Bashkësisë Islame të Kosovës. Haziri së pari e përgëzoi kreun e BIK-ut për muajin e madhëruar të Ramazanit, për të shtuar pastaj se Ministria e Kulturës po bën përpjekje të vazhdueshme që të gjitha monumentet kulturore, fetare e historike më të rëndësishme të restaurohen dhe të mos shkatërrohen.

Ministri Haziri kërkoi nga kryetari Tërnava që ta BIK-u të ndihmojë Ministrinë e tij në përcaktimin se cilat monumente do të duhej të vendosen si prioritet për investime kapitale në vitin e ardhshëm.

MKRS-ja është në kontakt me kreun e Prishtinës, Isa Mustafën, dhe ka marrë përsipër
restaurimin e  dy monumenteve të besimit Islam, tha Haziri, duke veçuar restaurimin e Hamamit të Prishtinës.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›