AAK: Problemi nuk është Vetëvendosja, por Serbia
Prishtinë - Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Burim Ramadani ka thënë se problemi nuk është tek Vetëvendosja, por tek strukturat paralele të Serbisë.
Ramadani ka folur për zhvillimet e djeshme në pikat kufitare dhe nuk është pajtuar me mënyrën e reagimit të Policisë së Kosovës.
"Personalisht mendoj se në Kosovë problemi nuk është Vetëvendosja por strukturat ilegale serbe. Nuk bën të rrihen brutalisht njerëzit kështu, pavarësisht mënyrës që kanë zgjedhur për të protestuar. Sepse mënyrën më të keqe e kanë zgjedhur serbët në veri, besoj këtë e dinë të gjithë", ka thënë Ramadani.
(ar.si/BalkanWeb)