E Diel, 1 Nëntor 2026

Ndryshime qeveritare në 5 shtetet e BE që s’kanë njohur shtetin e Kosovës – angazhohet Prishtina zyrtare

14-01-2012 / Gazeta 55

Diplomacia kosovare i ka vënë vetes detyrë që gjatë vitit të krijojë raporte formale me pesë shtetet e Bashkimit Evropian që akoma nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës – Spanjën, Greqinë, Rumaninë, Sllovakinë dhe Qipron. Ndihmesë në mbërritjen e objektivit i konsideron ndryshimet në qeverisje që kanë ndodhur në disa prej këtyre vendeve.
Në planin e punës, Ministria e Punëve të Jashtme e ka listuar si prioritet të tretë njohjen e Kosovës nga pesëshja evropiane. Prandaj ka paraparë lobimin direkt në këto vende që duhet bërë nga Presidenca, Qeveria dhe Kuvendi, si dhe lobimin indirekt nëpërmjet shteteve partnere. Në këtë plan jepet vlerësimi se lobimit do të mund t’i kontribuojë edhe “pjesëmarrja në dialogun e rregullt të procesit të asociim-stabilizimit dhe zbatimi i obligimeve që dalin nga studimi i fizibilitetit”.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›