Bin Ladeni synonte largimin e SHBA-ve nga Lindja e Mesme

Lideri i al-Kaidës, Osama bin Laden, ishte duke përllogaritur se sa amerikanë duhet të vriteshin, për t`i detyruar forcat amerikane të largohen nga Lindja e Mesme.
Kështu kanë thënë zyrtarët e Shteteve të Bashkuara, të cilët po analizojnë shkrimet e Bin Ladenit, të zbuluara në vendqëndrimin e tij në Pakistan. Këto dokumente janë sjellë në SHBA nga forcat speciale amerikane, që vranë Bin Ladenin, më 2 maj.
Zyrtarët, që kanë folur në kushte anonimiteti, thanë se pesë kompjutera dhe afro 100 pajisje digjitale, janë gjetur në shtëpinë në Abbotabad, dhe një ditar, që Bin Ladeni e kishte shkruar me dorë.
Sipas këtyre zyrtarëve, Bin Ladeni u ka thënë mbështetësve të tij se vetëm sulmi masiv i ngjashëm me atë të 9 shtatorit 2001, mund ta detyronte Amerikën, që të rishqyrtoj politikën e saj në Lindjen e Mesme.