E Shtunë, 31 Tetor 2026

Korçë, pranga 37 vjeçari, aksidenton rëndë 11 vjeçarin

Një aksident i rëndë është shënuar ditën e sotme në qytetin e Korçës, ku si pasojë një person është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Sipas burimeve për “Ora News” mësohet se në pranga ka rënë nga uniformat blu, shtetasi Jani Mukollari, 37 vjec, banues në fshatin Birnaj në Korçë, pasi në aksin Korçë- Pogradec, në fshatin Sovjan, ka aksidentuar 11 vjeçarin me iniciale M.Gj.
 

I mituri menjehere është transportuar për në spitalin Ushtarak të Tiranës, ndërsa gjendja e tij shëndetësore është tejet e rëndë.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›