E Shtunë, 31 Tetor 2026

Villas Boas: E ardhmja ime me Porton

Trajneri i Portos, Andre Villas Boas, dëshiron që të qëndrojë te klubi portugez, pavarësisth interesimit të jashtëzakonshëm të shfaqur nga disa skuadra të mëdha evropiane.

Interi, Roma, Juventusi, Liverpooli dhe Chelsea besohet se janë klubet e interesuara për shërbimet e "Mourinhos së ri".

“E ardhmja ime, siç e dini është absolutisht me Porton. Unë nuk jam në dijeni për interesim nga klubet e tjera”, theksoi Villas Boas për Il Corriere dello Sport.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›