Një motorist godet veturën

Një aksident trafiku ka ndodhur rreth orës 21:00 në mbrëmjen e së dielës në rrugën “Luan Haradinaj” në Prishtinë, përballë stacioni policor.
Mësohet se një person është lënduar prej këtij aksidenti.
Në aksident janë përfshirë një motoçikletë dhe një veturë, ku motoçikleta ka goditur veturën. I lënduari i këtij aksidenti është motoristi. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes./Indeksonline/