AAK e dënon sulmin ndaj gazetarëve

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) e dënon fuqishëm sulmin e djeshëm në shtëpinë e gazetarit, publicistit të njohur dhe kryeredaktorit të RTK-së, Mufail Limani, në të cilin u tentua zjarrvënia në shtëpinë e tij, duke rrezikuar pronën e familjes Limani dhe jetën e gazetarit Limani dhe të familjes së tij.
Mëtutje, në njoftimin për media, AAK kërkon zbardhjen sa më të shpejtë të këtij rasti të shmtuar dhe nxjerrjen e autorëve të tij para drejtësisë.
Në të njëjtën kohë, AAK dënon edhe sulmin e ditëve të fundit ndaj ekipit të gazetarëve të TV Klan Kosova, derisa ata po e bënin punën e tyre, në Malishevë.
AAK thotë se i konsideron këto sulme ndaj medias së lirë, punës së gazetarëve dhe frymës së vërtetë demokratike në shoqërinë kosovare. /Indeksonline/