AAK fillon zgjedhjet pas pesë ditëve, koalicioni në shkurt

Kryesia e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ka marrë vendim sot që pas pesë ditëve të fillojë zgjedhjet e brendshme partiake.
Këtë vendim e ka konfirmuar nënkryetari i kësaj partie, Ardian Gjini, i cili ka thënë se Aleanca është vonuar me këtë proces, por kjo ka ndodhur për shkak se lideri i saj, Ramush Haradinaj, nuk ka qenë në Kosovë.
“Procesi zgjedhor fillon me datën 15 janar dhe do të zgjasë deri me 15 prill, ku do të mbahet Kuvendi i Përgjithshëm i Aleancës, dhe ku do të zgjedhen strukturat e Aleancës konform statusit që e kemi në fuqi”, ka thënë ai raporton “Zëri”.
Ndërkohë sa i përket koalicinit me PDK-në Gjini ka thënë se në fillim të shkurtit do të jepet një përgjigje, hyrjes apo të mos hyrjes së AAK-së në të.
Gjini ka bërë të ditur se është marrë gjithashtu vendimi për themelimin e Grupit Koordinues të Zgjedhjeve, i cili dotë drejtohet nga anëtari i kryesisë së AAK-së, Valon Tolaj, dhe i cili do t’i mbikëqyrë zgjedhjet në të gjitha nëndegët dhe degët e Aleancës./Indeksonline/