E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tërmet në Fier

Banorët e Fierit dhe zonës përreth kanë ndjerë gjatë natës së sotme një lëkundje sizmike.

Tërmeti ra rreth orës 3:35 në qytetin e Fierit me magnitudë 3.2 ballsh të shkallës Rihter, bën të ditur alb-observer.

Epiqendra e tij ndodhej 2 kilometra në lindje të Roskovecit, ndërsa tërmeti ka qenë i ndjeshëm edhe në Mallakastër.

Fieri ka ndjerë lëkundje të ngjashme të këtij intensiteti edhe në të shkuarën. Ndërkohë nuk mësohet të ketë pasur të lënduar apo dëme materiale. /Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›