E Diel, 1 Nëntor 2026

Qemajl Mustafa nuk frikohet nga konkurrenca

Qemajl Mustafa thotë se nuk i frikësohet konkurrencës dhe punës së përgjegjësisë. Sa më shumë konkurrencë aq më mirë për PDK-në dhe demokracinë. Për mua është me rëndësi shumë procesi me rrjedhë normalisht edhe pse deri tashti ka të meta të konsiderueshme thotë ai për rajonipress.

Gara për të udhëhequr degën e PDK-së në Gjilan po i vije finales. Aktualisht janë dy kandidatët më serioz që mund të marrin votat e delegatëve të PDK-së.

Izmi Zeka shpreson që do të jetë në këtë garë për të udhëhequr degën e PDK-së , derisa Qemajl Mustafa i cili ka një autoritet të pakontestueshëm brenda elektoratit të PDK-së, me shumë qetësi e pret Kuvendin zgjedhor që pritet të mbahet më 13 janar.

Qemajl Mustafa për rajonipress thotë se nuk i frikësohet konkurrencës dhe punës së përgjegjësisë. “Sa më shumë konkurrencë aq më mirë për PDK-në dhe demokracinë. Për mua është me rëndësi shumë procesi me rrjedhë normalisht edhe pse deri tashti ka të meta të konsiderueshme” thotë ai./Indeksonline/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›