AAK, inkurajon qeverinë e Kosovës për aksionin në veri

“Operacioni i Policisë së Kosovës, duhet të rezultojë me krijimin e mundësisë për zbatimin e Kushtetutës dhe ligjeve në veri të vendit”, thuhet në një deklaratë të AAK-së.
Sipas, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës situata e krijuar për vite me radhë në veri të Kosovës është problem i mungesës së sundimit të ligjit dhe meriton trajtim të tillë nga institucionet vendore dhe ndërkombëtare.
“AAK ka inkurajuar Qeverinë e Kosovës që me vendosmëri të përfundojë operacionin policor në veri të Kosovës, në mënyrë që atje të vendoset siguria publike dhe qytetarëve të asaj pjese t`iu sigurohen të drejtat e njeriut”, thuhet në këtë deklaratë.