E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosovë, “Vetëvendosja” mirëpret aksionin në veri

Lëvizja “Vetëvendosje” e ka cilësuar si të arsyeshëm dhe të kuptueshëm vendimin për vendosjen nën kontroll të pikave doganore në veri të Kosovës.
Në një deklaratë për shtyp, thuhet se ky vendim pason vendimin paraprak të javës që shkoi për moslejimin e hyrjes së mallrave prej Serbisë dhe qarkullimin e tyre në Kosovë.
“Vendimi për moslejimin e mallrave prej Serbisë në Kosovë, në kuadër të reciprocitetit karshi Serbisë, është praktikisht i pamundur të zbatohet pa i marrë nën kontroll këto dy pika doganore. Prandaj, vendimi i fundit i Qeverisë është i kuptueshëm, i arsyeshëm dhe i drejtë”, thuhet në komunikatë.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›