AAK-ja do të fitojë

Anëtari i kryesisë së AAK-së, Daut Haradinaj është shprehur i bindur se AAK-ja do t’i fitojë zgjedhjet e ardhshme nacionale.
Në këtë intervistë për “Epokën e re”, ai ka thënë se forcën për këtë fitore kësaj partie po ia jep Ramush Haradinaj pas kthimit triumfues nga Haga dhe numri i madh i qytetarëve që po i bashkohen këtij subjekti politik gjatë procesit të brendshëm zgjedhor.
“Unë jam i bindur se sot AAK-ja është një parti garuese për t’i fituar zgjedhjet në të ardhmen e afërt”, ka thënë Haradinaj, i cili shkuarjen e ish-kreut të Degës së AAK-së në Rahovec në PDK, e ka vlerësuar normale. Sipas tij, largimet e kuadrove nga PDK-ja në AAK dhe anasjelltas janë normale dhe nuk do të ndikojnë në të ardhmen në raportet ndërpartiake. /Indeksonline/