E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ngrohje deri nesër

Ngrohtores së qytetit në Gjakovë i janë shpenzuar paratë për blerjen e lëndës së mazutit. Si rrjedhojë e kësaj ka gjasa që nga e diela Gjakova të mbes pa ngrohje.

Drejtori i ngrohtores, Astrit Dema ka thënëse në mungesë të mazutit, të gjitha institucionet, përfshirë këtu edhe spitalet e shkollat, rrezikojnë të mbesin në të ftohtë.

“Mazuti që kemi mjafton deri të dielën. Nuk kemi më para për të blerë këtë lëndë djegëse. Furnitori nuk po pranon të na sjellë mazut pa para”, ka thënë për “Zëri”, drejtori Dema.

Sipas tij, subvencioni prej 200 mijë euro, që ua ka dhenë Qeveria e Kosovës, tashmë janë shpenzuar, prandaj zgjidhja e vetme për të dalë nga kriza është mbështetja e re financiare.

Ai ka bërë të ditur se për situatën e krijuar ka informuar të gjitha institucionet relevante./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›