AAK-ja me katër nënkryetarë

Këshilli Drejtues i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, sot me propozim të kreut të partisë Ramush Haradinajt ka zgjedhur për nënkryetar të parë të AAK-së, Blerim Shala.
Nënkryetarë janë Melihate Tërmkolli, Ahmet Isufi, Ardian Gjini. Ndërkaq, nënkryetar i parë është emëruar Blerim Shala.
AAK-ja është duke mbajtur mbledhjen e Këshillit Drejtues.
Sekretar i përgjithshëm është zgjedhur përsëri Burim Ramadani, kurse sekretar organizativ Blerim Kuçi. Këshilli Drejtues ka marrë vendim që Kryesia e AAK-së do t’i ketë 60 anëtarë. /Indeksonline/