AAK-ja prezanton listën për Prishtinën
.jpg)
Sot, Aleanca për Prishtinën në një manifestim promovues në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë, ka prezantuar listën fituese për garën e 3 nëntorit e përbërë nga 56 kandidatë për këshilltar në komunën e Prishtinës. Në këtë ceremoni solemne, mori pjesë kryetari i AAK–së, Ramush Haradinaj, kandidati për kryetar të Prishtinës, Besnik Tahiri në mesin e qindra qytetarëve dhe simpatizuesve, aleatë të vizionit për Prishtinën dhe të gjithë atyre që e duan një Prishtinë ndryshe.
Kandidati për kryetar të Prishtinës, Tahiri duke falënderuar strukturat drejtuese të Aleancës për Prishtinën, simpatizantët dhe qytetarët, shpalosi edhe një herë vizionin dhe punën e nisur prej shtatë muajsh, i bindur në fitoren e madhe në Prishtinë.
Me këtë rast ai garantoi secilin qytetar, se përkushtimi dhe serioziteti i njerëzve të përzgjedhur të kryeqytetit, që janë angazhuar në këtë garë, do ta sjellin ndryshimin dhe fitoren e sigurt në Prishtinë për t’iu shërbyer me ndershmëri dhe pastërti qytetarëve në katër vjetët e ardhshme. Tahiri po ashtu theksoi: “Unë jam njëri nga Ju, as më pak as më shumë, andaj ju ftoj të rrugëtojmë së bashku për të bërë realitet një ofertë reale dhe praktike për ndryshimin e Prishtinës”.
Lista e kandidatëve për Asamble Komunale, është listë, plotësisht e re, me kuadro profesionale në të gjitha fushat sektoriale, që përbën një prej ofertave më serioze për qytetarët e Prishtinës. Kandidatët që garojnë me këtë listë, përbëjnë një strukturë kredibile dhe autoritative të shoqërisë në kryeqytet. Andaj Aleanca për Prishtinën paraqet ofertën dhe vizionin më të mirë, që garanton të ardhmen e secilit banorë në kryeqytet, qoftë ai në qendër, periferi, apo zona rurale, ofertë kjo që garanton ndryshimin e madh në Prishtinë.
Lista garuese e Aleancës për Prishtinën:
Besnik Tahiri
Magjistër i Shkencave të Qeverisjes Lokale
Universiteti i Birmingham-it, Mbretëri e Bashkuar
Prof. Dr. Imer Rusinovci
Doktor i Shkencave të Bujqësisë
Universiteti i Zagrebit, Kroaci
Mirvete Llalloshi
Magjistër e Ekonomisë
Universiteti i Menaxhmentit Ndërkombëtar - GLOBUS
Fadil Gashi
Ekonomist
Universiteti i Prishtinës
Prof. Dr. Osman Leci
Doktor i Shkencave të Kimisë
Universiteti i Londrës, Mbretëri e Bashkuar
Granita Selimaj
Magjistër e Farmacisë
Universiteti i Prishtinës
Besim Demi
Magjistër i Marrëdhënieve Ndërkombëtare
Akademia Diplomatike e Vjenës dhe UCL - Londër
Sharr Pllana Inxhinier
Universiteti i Prishtinës
Besa Rafuna
Laborante
Universiteti i Prishtinës
Trim Musliu
Fakulteti Ekonomik/Producent
Universiteti i Prishtinës
Vesa Kada
Ekonomiste
Universiteti Amerikan në Kosovë (AUK)
Edona Vllasaliu-Vershevci
Politikat Publike
Universiteti Amerikan në Kosovë (AUK)
Veli Lecaj
Magjistër i Shkencave të Ekonomisë/Kandidat për Doktoratë
Universiteti i Prishtinës
Ajhan Saraçi
Fakulteti Ekonomik
Universiteti i Prishtinës
Rita Begolli
Studente e Ekonomisë
Universiteti i Prishtinës
Rasim Krasniqi
Ekonomist
Universiteti i Prishtinës
Nehat Emrullahu Ekonomist
Fakulteti Ekonomik
Diellza Alihajdaraj Magjistër e Psikologjisë
Universiteti Shtetëror i Tetovës, Maqedoni
Valentina Shabani
Fakulteti Juridik
Universiteti i Prishtinës
Visar Ballovci
Ekonomist/Sektori Privat
Shyhrete Bajrami
Studente e Juridikut
Universiteti Iliria
Nazmi Avdiu
Historian
Universiteti i Prishtinës
Kujtim Hoxha
Student i Inxhinierisë
Universiteti i Prishtinës
Arbnesha Shehu
Pedagoge
Universiteti i Prishtinës
Fitnete Bejta
Magjistër e Ekonomisë
Universiteti i Prishtinës
Engjell Duzhmani Magjistër i Urbanizmit
Universiteti i Romës
Shpresa Lekaj - Dermaku
Magjistër e Inxhinierisë së Elektronikës
Universiteti i Prishtinës
Osman Beqiri
Magjistër i Ekonomisë
Universiteti i Prishtinës
Sabri Klaiqi
Magjistër i Shpedicionit dhe Doganës
Universiteti Pjetër Budi
Bujar Gashi
Specialist i Mjekësisë Familjare
Universiteti i Prishtinës
Muhamet Koca
Inxhinier
Universiteti i Prishtinës
Alban Menxhiqi
Fakulteti i Kulturës Fizike
Universiteti i Prishtinës
Majlinda Sinani
Fakulteti Ekonomik
Universiteti i Prishtinës
Shpetim Azemi
Fakulteti Ekonomik
Universiteti AAB-RIINVEST
Agim Zeneli
Ekonomist
Universiteti i Prishtinës
Majlinda Ademi
Studente e Ekonomisë
Universiteti i Prishtinës
Arsim Haxholli
Ekonomist
Rinor Bajrami
Universiteti Amerikan në Kosovë (AUK)
Ramadan Ibrahimi
Punëtorë
Sokol Aliti
Akademia Ushtarake
Artan Termkolli
Student Master në Ekonomi
Universiteti i Prishtinës
Naim Ademi
Biznesmen
Jahir Canolli
Teknik i Makinerisë
Halil Gashi
Fakulteti Ekonomik
Mimoza Krasniqi
Fakulteti Ekonomik
Universiteti Iliria
Shkodran Zhinipotoku
Futbollist
Ryvije Berisha
Ekonomiste
Fatlinda Ibrahimi
Fakulteti Ekonomik
Universiteti i Prishtinës
Xhavit Ahmeti
Student i Ekonomisë
Universiteti i Prishtinës
Artan Duriqi
Fakulteti Ekonomik
Universiteti i Prishtinës
Arbresha Asllani
Fakulteti Juridik – Shkenca Politike
Universiteti i Prishtinës
Labinot Ajeti
Ekonomist/Kandidat për Magjistër i Ekonomisë
Universiteti i Prishtinës
Merzyqe Rudari Ekonomiste
Universiteti i Prishtinës
LSFitne Ujup Arifi
Afarist
Ariana Krasniqi
Piktore
Universiteti i Prishtinës
Monika Salihu
Studente në Master/Menaxhmet Informatikë
Universiteti Iliria
/Indeksonline/