E Diel, 1 Nëntor 2026

Opozita gjermane i thotë Merkelit të kërkojë falje

Partia kryesore opozitare gjermane është duke kërkuar nga kancelarja Angela Merkel që të kërkojë falje pasi ajo ju ka thënë atyre “totalisht të pasigurt” për krizën e borgjeve të Evropës.

Komentet e Merkelit, pak para zgjedhjeve e ka zemëruar rivalin e saj Peter Steinbruck të socialdemokratëve, të cilët kanë votuar pro shumicës së masave për shpëtim të eurozonës të propozuara nga qeveria e Merkelit.

Në një intervistë për televizionin publik gjerman, ARD Merkel ka thënë se socialdemokratët janë “totalisht të pasigurt në çështjen e krizës së euros”, transmeton REL.

Rivali i saj, Steinbruck ka thënë se Merkel është “duke shkatërruar ura” derisa shefi i grupit parlamentar socialdemokrat, Thomas Oppermann i ka thënë agjencisë gjermane të lajmeve, DPA: “Merkel duhet të kërkojë falje”.

Zyra e Merkelit e ka lëshuar një deklaratë duke insistuar se ajo me deklaratën e saj nuk ju referuar votimeve të kaluara të kundërshtarëve të saj./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›