Ndahet nga jeta luftëtari më i vjetër i UÇK-së

Sot ka vdekur luftëtari më i vjetër i UÇK-së, Islam Morina.
Lajmin e ka bërë të ditur Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së.
“Islam Morina u lind më 18 maj 1940 në Gllarevë të Klinës, kishte shpirt atdhedashësi e patrioti të vërtetë dhe ishte halë në sytë e okupatorit serbo-jugosllav.
Islam Morina, kishte marë pjesë në Protestën pranë kështjellës së Rambujes, ku u bë i njohur pasi shtiu me revole në ajër, në shenjë solidarizimi me delegacionin e UÇK-së që gjendej në atë Konferencë. Menjëherë pas konferencës, ai u kthye në Kosovë, ku u inkuadrua në radhët e UÇK-së” , thuhet në njoftimin e OVL-së./Indeksonline/