E Shtunë, 31 Tetor 2026

AAK kandidon Shaban Hasin për kryetar të Drenasit

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës zyrtarisht ka kandiduar për kryetar të Komunës së Drenasit profesorin e Fakultetit të Mjekësisë, Shaban Hasin. Hasi me këtë rast ka thënë se është një e vërtetë e madhe që komuna e Drenasit ka mbetur oazë e pazhvilluar në krahasim me komunat e tjera.

Ai ka theksuar se programi i tij i sinqertë dhe transparent për të gjithë qytetarët do të ndihmojë në përmirësimin e gjendjes në këtë komunë. I pyetur se a shpreson në fitore, ndonëse Komunën e Drenasit ka udhëhequr tash e sa kohë Partia Demokratike e Kosovës, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se pikë së pari duhet mobilizuar qytetarët për të dalë në votim dhe programi i AAK-së do të ndihmojë në zgjidhjen e problemeve për të gjithë. /Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›