E Shtunë, 31 Tetor 2026

AAK uron për ditën e çlirimit të Prishtinës

Aleanca për Prishtinën në krye me Besnik Tahirin ka uruar për ditën e Çlirimit të Prishtinës.

“Me këtë rast në frymën e festës duke çmuar me ndjenjën më të mirë sakrificat e brezave që dhanë shumë për lirin e vendit, e që janë të shumtë por patjetër duhet tu shprehim mirënjohje për sakrificën që bënë. Në përvjetorin e 14-të ditës së Çlirimit, i kujtojmë me respekt të gjithë dëshmorët e kombit dhe të rënët, që me jetën dhe guximin e tyre e shënuan atë ditë të madhe të përpjekjeve tona për liri e pavarësi”, thuhet në njoftimin e zyrës së Besnik Tahirit drejtuar medieve.

AAK ka përmendur edhe rezistencën e heroit Zahir Pajaziti “Ndërkaq në kujtim të Komandantit të parë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, pishtarit të rezistencës, Heroit të Kosovës Zahir Pajaziti u tha se vepra dhe sakrifica e tij duhet të jetë shembull se si jetohet e punohet për atdheun, duhet të jetë udhërrëfyes në punën dhe angazhimet tona të përditshme”, thuhet më tej.

Ata kanë kujtuar edhe prijësit e demonstratave “Sikurse të gjithë qytetarët e Kosovës dhe ata të Prishtinës, për dekada me radhë rezistuan në forma të ndryshme për të ruajtur dinjitetin dhe ndenjen për të qenë të lirë. Duke kujtuar me radhë prijësit e demonstratave, protestat studentore, helmimet e nxënësve, rezistencën paqësore, punën dhe sakrificën e gjithë atyre burrave e grave që punuan me përkushtimin të madh në edukimin e brezave, të rinjve që në rrethana shumë të vështira u rreshtuan drejt në mbrojtje të atdheut”, theksohet në këtë urim.

Aleanca për Prishtinën ka vizituar dhe ka ndarë lodra në kopshtin e fëmijëve. “Aleanca për Prishtinën duke uruar këtë ditë feste kërkon angazhim për një qytet që promovon në vazhdimësi lirinë në kuptim të plot të fjalës dhe në mbrojtje të vlerave tona të lirisë”, përfundon komunikata.

Aleanca për Prishtinën, në këtë ditë feste i kujton, me respekt dhe falënderim për të gjithë miqtë tanë ndërkombëtarë dhe forcat aleate të NATO-s, në krye me SHBA-të, 14-vjetorin e zbarkimit të forcave të aleate të NATO-së dhe largimin përgjithmonë të regjimit kriminel të Millosheviqit dhe mbështetjen e përpjekjeve të popullit tonë për liri, pavarësi dhe dinjitet kombëtar e qytetar./Indeksonline

 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›