E Diel, 1 Nëntor 2026

ACR: “Minatorët të kthehen në punë”. Minatorët: “Keni dhe dy ditë afat.”

Kompania austriake ACR u ka bërë thirrje dje të gjithë punonjësve të minierës së Bulqizës që të nisin punën, pasi garanton se do njohë të drejtat e tyre sipas dokumentit të bërë publik ditë më parë. “Punonjësit t’i bashkohen grupit që ka filluar sot punën për kthimin në normalitet të minierës së Bulqizës. Minatorët duhet të kontaktojnë administratën e minierës, në sektorin të cilit i përkasin, për të nisur punën. Me paraqitjen në administratën e minierës, minatorëve do t’u njihen të gjitha të drejtat që rrjedhin nga oferta e bërë publike e ACR”. Ndërkaq Këshilli Sindikal, në një mbledhje urgjente pas situatës së krijuar, ka dënuar dhunën e ushtruar mbi minatorët dhe ka kërkuar që Ministria e Brendshme të ndalet për ta analizuar situatën e pazakontë dhe ka paralajmëruar se brenda dy ditëve kompania duhet të zgjidhë kërkesat e minatorëve, ndryshe do të ketë të tjera zhvillime. Kompania austriake ACR i ka bërë thirrje të gjithë punonjësve të minierës së Bulqizës që të nisin punën, pasi garanton se do njohë të drejtat e tyre sipas dokumentit të bërë publik ditë më parë. Më tej Kompania ACR i bën thirrje minatorëve të mos bien preh e kërcënimeve të Kol Nikollës dhe disa pasuesve të tij. ACR siguron minatorët që mbrojtja e tyre është e garantuar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›